Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përpos atij të Sërbisë, ishte ndër të parët që uroi Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovska Davkovën për fitorenzgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Urime VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës për fitoren e merituar dhe historike në zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut! Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”, shkruan Orban në rrjetin social X.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata: LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)

Viktor OrbanVMRO-DPMNEZgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024