Vuçiq i uroi fitoren Siljanovska-Davkovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar sonte Gordana Siljanovska-Davkovën për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“E përgëzoj Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut dhe i uroj që ta kryejë me sukses detyrën e përgjegjshme që e merr. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë me qëllim të përparimit dhe mirëqenies së popullit tonë, si dhe prosperitetit të të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në platformën X.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)

Aleksandar Vuciq VuçiçZgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024