Katër të dyshuarve për dy vrasjet në Shkup iu vazhdua paraburgimi edhe për 30 ditë

Gjykata ua ka vazhduar edhe për 30 ditë masën e paraburgimit katër personave të dyshuar për përfshirje në dy vrasjet e ndodhura në Shkup, përkatësisht në Gjorçe Petrov.

Katër personat fillimisht ishin ndaluar për 48 orë, ndërsa më pas gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit ndaj tyre të vazhdohet edhe për 30 ditë.

Bëhet fjalë për tre persona nga Shkupi dhe një nga Strumica, të cilët dyshohen për veprën penale “grabitje me pasoja fatale”.

Dy rastet kanë ndodhur brenda një periudhe prej pesë ditësh. Më 22 tetor, një burrë 62-vjeçar u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në lagjen Hrom, ndërsa më 27 tetor u gjet e vrarë edhe një grua 76-vjeçare në Gjorçe Petrov. Në të dyja rastet viktimat kishin shenja dhune.

Hetimet për rastet po vazhdojnë.

Gjykata Themelore Penale Shkupi 1Vrasje - Ekzekutim