Më 27.09.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, zyrtarët policorë nga SPB Shkup privuan nga liria gjashtë persona, të moshës 30, 27, 24, 29 dhe 27 vjeç, si dhe një vajzë 17-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, si dhe një person 29-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhur në ngjyrë kafe dhe të bardhë, si dhe rizla, transmeton Portalb.mk.
“Më 27.09.2026, në ora 17:20 në Veles, zyrtarët policorë nga SPB Veles privuan nga liria një person 37-vjeçar nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur në ngjyrë të bardhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.