Gjenerali Lafçiski në Konferencën e vendeve të A-5 në Tiranë: Bashkëpunimi rajonal kyç për sigurinë, u nënshkrua deklaratë e përbashkët

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral major Sashko Lafçiski, mori pjesë sot në Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shteteve Anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), e cila po mbahet në Tiranë të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën e sotme, të organizuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeneral Lejtnant Gojko Knezheviq, u diskutua tema “A-5 për Stabilitet dhe Bashkëpunim: Ndërtimi i një Mjedisi të Sigurt përmes Sinergjisë Civilo-Ushtarake dhe Dialogut Rajonal”.

Në kuadër të konferencës, gjenerali Lafçiski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit civil-ushtarak midis vendeve të A-5, veçanërisht në kohë sfidash globale që kërkojnë përgjigje dhe koordinim të përbashkët. Gjenerali theksoi se bashkëpunimi rajonal është një element kyç në ndërtimin e stabilitetit, sigurisë dhe besimit. Përveç kësaj, theksi u vu në bashkëpunimin e fortë të Ushtrisë me strukturat civile të vendit tonë, i cili është një shembull domethënës i përdorimit efikas të të gjitha kapaciteteve shoqërore në përballimin e fatkeqësive natyrore që kanë goditur vendin.

Pas konferencës, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët që konfirmonte angazhimin për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak me qëllim përmirësimin e sigurisë rajonale.

Në kuadër të programit, gjenerali Lafçiski zhvilloi takime dypalëshe me disa nga Shefat e Shtabit të Përgjithshëm nga vendet anëtare të A-5, si dhe me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën (SACEUR) dhe Komandantin e Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Gjeneral Alexis Grinkeviç.
Në konferencë morën pjesë gjithashtu si vëzhgues përfaqësues ushtarakë nga Shtabet e Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Sllovenisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe si të ftuar ishin komandantët e Gardës Kombëtare nga shtetet e SHBA-së, të cilat janë partnere të vendeve anëtare të A-5. Një ditë më parë u mbajt një konferencë e nënoficerëve kryesorë të Forcave të Armatosura të shteteve anëtare të A-5.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, Maqedonia e Veriut e pati kryesi me Komisionin e Partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut (A5),

Ministria e Mbrojtjes (MM)Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)Tirana