Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës është e dëmshme, por do ta respektojmë, nuk është i mundshëm anulimi i njëashëm

Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar nga dy Kuvendet, që do të thotë se nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Madje edhe po te ketë vullnet nga Maqedonia e Veriut apo nga Greqia të ndryshohet marrëveshja në mënyrë të njëanshme, ajo nuk mund të bëhet. Këtë e deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis në intervistë për televizionin grek Skaj, duke theksuar se do ta respektojnë marrëveshjen, por duhet të jenë të sigurt se edhe pala tjetër do ta respektojë, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e Prespës ishte nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, mori pjesë përfaqësuesi i Organizatë së Kombeve të Bashkuara, që i jep fuqi më të madhe ndërkombëtare. Ka edhe proces të paraparë në Marrëveshjen e Prespës, që paraqet procedura apo shkelje. Nuk është paraparë mundësi për anulim të njëanshëm”, tha shefi i diplomacisë greke.

Sipas tij, nëse njëra nga palët e shkel marrëveshjes, parashihet të fillojë proces me dërgimin e një letre deri te pala që ka shkelur marrëveshjen, siç thekson ai, është e mundur por nuk është e domosdoshme përdorimi i shërbimeve të mira të sekretarit gjeneral të OKB-së dhe në fund, shtoi, vendim të Gjykatës Ndërkombëtare.

“Kjo do të thotë se, nuk bëhet fjalë për proces të anulimit të njëanshëm”, tha Gerapetritis.

Ai tha se janë të gatshëm për të gjitha skenare në raportin me Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh siç tha edhe raportin e presidentes së re në inaugurimin e saj.

Reagimet për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2017 u arrit marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.

GreqiaMarrëveshja e Prespës (me Greqinë)Organizata Kombet e Bashkuara (OKB)