Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidou, ka reaguar pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka anashkaluar emrin zyrtar të shtetit “Maqedonia e Veriut”, transmeton Portalb.mk.
Gjatë dhënies së betimit, për shkak shmangies së emrin zyrtar, ambasadorja Filipidou është larguar nga seanca solemne e Kuvendit.
Reagime gjithashtu ka pasur edhe ministri në largim i drejtësisë, Krenar Lloga.
“Mos respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës NUL (të pa vlefshëm)”, ka shkruar Lloga në rrjetet sociale, duke shtuar që “ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (Kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e Kryetarit të Shtetit si ushtrues detyre”.
Pas mbylljes së seancës, ka reaguar edhe Arbër Ademi nga BDI-ja, duke e vlerësuar veprimin e presidentes si shkelje kushtetuese.
Gordana Siljanovska – Davkova gjatë deklaratës së saj solemne para deputetëve të përbërjes së mëparshme parlamentare, ajo ka shmangur emrin zyrtar të shtetit “Maqedonia e Veriut”, duke e shqiptuar vetëm emrin “Maqedonia”.
“Deklaroj, funksionin e presidentit të Maqedonisë së Veriut do ta kryej..”, ishin fjalën hyrëse të betimit që u lexua nga kryetari i Kuvendit, por gjithë këtë pjesë nuk e përsëriti Siljanovska, duke deklaruar “Deklaroj, funksionin e presidentit të Maqedonisë do ta kryej…”.
Ajo që në fushatën parazgjedhore kishte sqaruar që do të mundohet të shmang emrin e ri zyrtar të shtetit, për çka kishte reaguar edhe pala greke.
- LEXO: Presidentja e parë grua në RMV, Siljanovska – Davkova sot e filloi mandatin pesëvjeçar
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin
[…] e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës, por e përdori vetëm emrin […]

[…] së Maqedonisë së Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedoni e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës, por e përdori vetëm emrin […]