Në kuvendin e jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, u shkarkua kryetari i kuvendit të partisë, Arben Fetai dhe disa anëtar të tjerë. Pas kësaj, sot përmes një konference për media, reagoi Fetai, i cili tha se mbledhjet e të ashtuquajturave kuvende partiake nuk përfaqësojnë frymën e as statutin e Aleancës transmeton Portalb.mk.
“Qeveria sot është mos stabile se kurrë, e përkushtuar ndaj reformave dhe vendosur për integrim. Aleanca për Shqiptarët ka një rol kyç në këtë proces dhe ne nuk do heqim dorë nga misioni jonë. Sa u përket mbledhjeve të degëve gjysmake që po quhen kuvende partiake dhe që përçajnë, etiketojnë, ato nuk përfaqësojnë frymën e as statutin e Aleancës. Shprehim zhgënjimin tonë sigurisht për fyerjet që janë bërë rinisë këtu prezente dhe gruas shqiptare, po ashtu këtu prezente në emër të Aleancës. Por përgjegjësia jonë është të mos e humbin drejtimin edhe kur të tjerat degradohen. Ne do të vazhdojë një partnerë të barabartë në koalicionin VLEN, me të njëjtin profesionalizëm, në të njëjtin drejt dedikim duke i shërbyer qytetarëve me nderë dhe me vendoshmëri. Të dashur qytetarë të dashur aktivistë dhe mbështetës të Aleancës, Aleanca do vazhdojë të ndërtojë jo të rrënoj, ne jemi këtu për të bashkuar jo për të ndarë, ne të mbajmë besën për të qenë zëri juaj në institucione në çdo lagje e në çdo fshat”, tha Fetai.
Vendimet për të spastruar stafin “jobesnik” vijnë disa ditë pasi disa nga zyrtarët e lartë të partisë kundërshtuan vendimin e tij për t’u larguar nga Qeveria dhe koalicioni VLEN.
Nazim Taipi është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit së Aleancës.
“Gjithashtu përjashtuam disa anëtarë të Kryesisë të cilët tashmë po flasin publikisht kundër Aleancës për Shqiptarët. Vendimi nuk u mor për Mimoza Musën sepse mesazhi i saj nuk ishte i përcaktuar mirë, nëse do të qëndronte me Aleancën për Shqiptarët apo do të qëndronte me VLEN-in, nuk kemi një mesazh të qartë”, tha Taravari.
Taravari përsëriti qëndrimin se Kuvendi kishte konfirmuar vendimin e partisë për t’u larguar nga Qeveria dhe për të garuar e pavarur në zgjedhjet lokale në tetor. Taravari thotë se në zgjedhjet lokale do të bashkëpunojë si me BDI-në ashtu edhe me VLEN-in, dhe kështu ai thotë se në Manastir, Kërçovë, Bërvenicë, Çashkë, Prespë dhe Butel do të bashkëpunojë si me BDI-në ashtu edhe me VLEN-in sepse vetëm kështu mund t’i ndihmojnë shqiptarët.
Taravari nuk e përjashtoi bashkëpunimin me ndonjë parti politike opozitare në komuna të tjera.
Kujtojmë se ish-ministri Arben Taravari dha zyrtarisht dorëheqjen, pas vendimit të partisë së tij për t’u larguar nga Qeveria.
Ndryshe turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.
Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.