Disa persona të arrestuar në aksionin e MPB-së dhe ASK-së, dyshohen për vepra të lidhura me terrorizmin

Disa persona janë arrestuar në një aksion që po zhvillohet në disa lokacione në Shkup nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), transmeton Portalb.mk.

Aksioni po zhvillohet nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP-NKOK), ndërsa personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave penale nga fusha e terrorizmit.

Informacione më të detajuara për rastin nga PTHP-NKOK priten pas përfundimit të aksionit të shërbimeve të sigurisë.

Ndërkohë, disa media, duke iu referuar informacioneve jozyrtare nga burime në shërbimet e sigurisë, shkruajnë se dyshohet se bëhet fjalë për një grup prej rreth pesë personash, i cili merrej me fajde, indoktrinim dhe nxitje të terrorizmit.

Agjencia për Siguri Nacionale (Kombëtare)Aksion policorMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)