Besa nga Shqipëria sonte këndon në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit, ja si mund të votoni

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit do të mbahet sonte me fillim në ora 21. Këtë natë në skenë do të ngjitet Shqipëria e cila përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me  këngën “Titan” e cila do të këndojë e dyta në renditje, shkruan Portalb.mk.

Sonte mund të votojnë shtetet të cilat marrin pjesë në këtë gjysmëfinale. Shqipëria mund të votohet nga shtetet e mëposhtme nduke dërguar kodin 02 në këto numra:

  • Armenia – 1004
  • Austria – 090105025
  • Italia – 4754750
  • Belgjika – 6015
  • Letonia – 1897
  • Çekia – 9061113
  • Malta – 506157
  • Danimarka – 1212
  • Holanda – 2580
  • Estonia – 15415
  • Norvegjia – 26900
  • Franca – 73003
  • Spanja – 27734
  • Gjeorgjia – 95100
  • Zvicra – 377
  • Greqia – 54222

Votimi hapet pasi të kenë kënduar të gjithë përfaqësuesit. Ndërkaq votohet edhe përmes faqes së Eurovizionit www.esc.vote

Kjo është kënga me të cilën përfaqësohet Shqipëria.

Këtë gjysmëfinale konkurrojnë gjashtëmbëdhjetë shtete, edhe atë:

  1. Malta
  2. Shqipëria
  3. Greqia
  4. Zvicra
  5. Çekia
  6. Austria
  7. Danimarka
  8. Armenia
  9. Letonia
  10. San Marino
  11. Gjeorgjia
  12. Belgjika
  13. Estonia
  14. Izraeli
  15. Norvegjia
  16. Holanda

Përveç shteteve konkurruese, nga pesëshja e madhe në skenë do të ngjiten Franca, Italia dhe Spanja.

Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën (7 maj), ku në finale kaluan dhjetë shtete: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën (11 maj) ku do të performojnë 26 shtete, njëri prej të cilëve do të fitojë.

Maqedonia e Veriut për herë të dytë radhazi nuk merr pjesë në festival.

As Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion pasi transmetuesi i tyre publik RTK nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).

Eurovizioni këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.

Eurovizioni sivjet realizohet në masa të mëdha sigurie nga ankesat për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të bombardimit të Gazës. Në Evropë janë bërë thirrje të ndryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.

Eurovizion - EurosongFestival muzikorMalmoRadio Televizioni Shqiptar (TVSH)ShqipëriaSuedia