Kryeministri Rama u kërkoi ministrave shkarkimin e drejtorëve

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të gjithë ministrave të shkarkojnë drejtorët, bëjnë me dije burime për Klan. Nuk është e qartë se cilat nivele apo drejtori do të prekë kjo kërkesë e kryeministrit.

Kërkesa e Ramës ka ardhur nga Budva, ku kreu i qeverisë po merr pjesë në Samitin për Procesin e Berlinit.

Dorëheqja e parevokueshme e drejtorëve në varësi të ministrive, kërkohet nga Rama në një moment që Tirana dhe disa qytete të tjera, po përballen prej dhjetë ditësh me protesta masive nga të rinjtë që kërkojë largimin e qeverisë aktuale.

Edi RamaQeveria e ShqipërisëShqipëria