Fillon Eurovizion 2024, gjithçka që pritet të ndodhë: RMV nuk merr pjesë, Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë

Edicioni i 68-të i Festivalit Evropian të Këngës “Eurovizion” fillon sonte. Këtë vit festivali mbahet në Malmo të Suedisë, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej marrin pjesë 37 shtete, ndërsa në finale do të jenë vetëm 26.

Slogani i Eurovizionit këtë vit është ‘Të bashkuar nga muzika’ (United by music).

Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të merr pjesë në Eurovizion, kjo është hera e dytë që vendi nuk merr pjesë në festival, arsyeja edhe këtë vit ishte e natyrës ekonomike dhe se Radio Televizioni i Maqedonisë do të fokusohet në shënimin e 80 vjetorit të Radios së RMV-së dhe Televizionit të RMV-së. RTM-ja megjithatë do të transmetojë festivalin.

Shqipëria këtë vit në Eurovizion përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’ dhe në skenë do të ngjitet gjysmëfinalen e dytë, e dyta me radhë.

Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion sepse transmetuesi i tyre publik RTK nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).

Festivali këtë vit mbahet në Malmo Arena, do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe, të gjitha me fillim në ora 21:00.

Edhe këtë vit do të ketë mysafirë special që do të performojnë, një ndër të cilat është edhe shqiptarja Eleni Foureira, e cila njihet për këngën ‘Fuego’ me të cilën përfaqësoi Qipron në Eurovizion.

Suedia ka forcuar masat e sigurisë për festivalin, si pjesë e bashkëpunimit, janë angazhuar edhe forca dy vendet fqinje, Danimarka dhe Finlanda, pasi demonstrata të mëdha janë paralajmëruar të mbahen këto ditë për shkak të ankesave në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit, pasi ky vend ka bombarduar Gazën.

Në Evropë janë bërë thirrjendryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.

Gjysmëfinalja e parë, 7 maj (e martë)

Gjysmëfinalen e parë që mbahet sonte do të garojnë 15 shtete, Luksemburgu rikthehet në garë pas 31 viteve mospjesëmarrjeje. Kjo është radhitja e shteteve se si do të këndojnë sonte.

  1. Qipro
  2. Serbia
  3. Lituania
  4. Irlanda
  5. Ukraina
  6. Polonia
  7. Kroacia
  8. Islanda
  9. Sllovenia
  10. Finlanda
  11. Moldavia
  12. Azerbajxhani
  13. Australia
  14. Portugalia
  15. Luksemburgu

Gjithashtu do të performojnë edhe 3 shtete nga pesëshja e madhe dhe fituesi i vitit të kaluar, të cilët janë finalist automatik. Gjysmëfinalen e parë në skenë do të ngjiten Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Suedia.

Gjysmë finalja e dytë, 9 maj (e enjte)

Gjysmëfinalen e dytë në skenë do të ngjiten 16 shtete konkurruese. Kjo është radhitja:

  1. Malta
  2. Shqipëria
  3. Greqia
  4. Zvicra
  5. Çekia
  6. Austria
  7. Danimarka
  8. Armenia
  9. Letonia
  10. San Marino
  11. Gjeorgjia
  12. Belgjika
  13. Estonia
  14. Izraeli
  15. Norvegjia
  16. Holanda

Përveç shteteve konkurruese, nga pesëshja e madhe në skenë do të ngjiten Franca, Italia dhe Spanja.

Finalja e madhe, 11 maj (e shtunë)

Në finale do të performojnë gjithsej 26 shtete, 20 nga të cilat do të zgjidhen në dy gjysmëfinalet (10 në të parën, 10 në të dytën) si dhe pesëshja e madhe (Britania, Gjermania, Italia, Franca, Italia dhe Spanja) si dhe fituesi i vitit të kaluar Suedia.

Kujtojmë që vitin e kaluar Suedia fitoi Eurovizionin me këngën ‘Tattoo’ nga Loreen, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.

Eurovizion - EurosongFestival muzikorIzraeliKëngë - Këngëtar(e)KosovaMalmoRadio Televizioni i Kosovës (RTK)Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut RTMVRadio Televizioni Shqiptar (TVSH)ShqipëriaSuedia