Këshilltart e BDI-së në Komunën e Tetovës ka akuzuar kryetarin e komunës, Bilall Kasamin për vjedhje të pronës publike. Përkatësisht, sipas tyre, bëhet fjalë për parcelën e stacionit të zjarrfikësve në Tetovë, ku planifikohet ndërtimi i një kompleksi, transmeton Portalb.mk.
“Pas vjedhjes së Monopolit, parkingur te Tregu i Gjelbër dhe miratimit të planit për shitje të 65 hektarëve tokë publike, tani në shënjetëstër është edhe kjo parcelë. Çfarë propozon studimi që pushteti i Bilall Kasamit kërkon ta miratojë. Në tokën publike prej 6.768 metra katrorë propozohet një kompleks me rreth 14.398 metra katrorë, sipërfaqe bruto mbi tokë. Sipas skenarit bazë të alternativës A3 të favorizuar nga studimi komuna kontribuon me tokën, objektin ekzistues dhe një pjesë të kompensimeve komunale, në këmbim merr vetëm 15% të ndërtesës rreth 2158 metra katrorë. Për 45 përqind të tjera rreth 6477 metra katrorë do të paguante afërsisht rreth 7.7 milionë euro për ta blerë sërish nga investitori privat, ndërsa 40% do të mbetet pronë e përhershme e investitorit privat”, tha këshilltari Berat Murati nga BDI.
Ai po ashtu tha se, studimi ka mangësi serioze, mes të cilave, zërat e kostove bëjnë 24.5 milionë euro por totali deklarohet 28.5 milionë.
Kujtojmë se vitin e kaluar opinioni mësoi se Komuna e Tetovës në mënyrë jotransparente e ka lejuar shitjen e tokës shtetërore te ish-Monopolli prej 6,817 metër katrorë për 70 denarë metër katrori, dhe se aty do të ndërtohen ndërtesa.
Hulumtimi i Portalb-it tregoi se e gjithë kjo procedurë pati filluar në vitin 2019 kur në krye në komunës ka qenë Teuta Arifi.
Ky bllok edhe pse ishte i paraparë si zonë industriale, Këshilli Komunal i përbërjes 2021/25 i Tetovës, shumicën e të cilit e përbënin Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE, në nëntor 2024 e kthyen në zonë banimi, me çka u dha drita e gjelbër që në këtë zonë mund të ndërtohet.mPra, ka qenë në dorën e udhëheqësisë aktuale të Komunës së Tetovës që të vendosë nëse tek ish-Monopolli do të ndërtohen banesa ose jo.
Kryetari i komunës Bilall Kasami nuk është treguar tërësisht i sinqertë kur thotë se gjithçka është ‘gatuar’ më herët. Ai gjithashtu ka pasur mundësi të pezullojë Planin Detal Urbanistik e përgatitur në kohën e Teuta Arifit ose të privatizojë tokën shtetërore pas ri-destinimit në zonë për banim kolektiv.