BDI-ja opozitare vendosi që të fillojë takimet me qytetarët, pasnesër do të jetë takimi i parë

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u mbajt Kryesia Qendrore e kësaj partie, ku u vendos që kjo parti opozitare të fillojë konsultat me qytetarët rreth gjendjes aktuale politike, transmeton Portalb.mk.

“Kryesia qendrore shpreh shqetësim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat sulmohen nga politikat e kësaj qeveria monoetnike, pa legjitimitetin e të gjitha bashkësive etnike. Gjithashtu apelojmë deri te faktori ndërkombëtare, të cilët janë nënshkrues të Marrëveshjes së Paqes të Ohrit veçanërisht deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për angazhimin, vazhdimin e angazhimit të tyre për respektimin e Marrëveshjes së Paqes zë Ohrit”, apeloi Arbër Ademi pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore.

Në konferencë u numërua si problem edhe ngecja e Maqedonisë së Veriut në rrugën euroitegruese, gjegjësisht ndarja e saj nga Shqipëria.

Ademi nuk e anashkaloi organizimin e protestave, por saktësoi që tani kjo nuk është në rend të ditë. Ai sqaroi që në rend të ditës janë takimet e degëve të BDI-së me qytetarët.

BDI-ja takimet me qytetarët do t’i fillojë të mërkurën prej në Likovë, për të vazhduar pastaj në Saraj.

Fronti Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja, shfuqizimin e balancuesit e ka konsideruar si vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, ku sipas tyre është goditur stabiliteti multietnik në vend. Megjithatë, gjatë qeverisë së kaluar të përbërë nga BDI dhe LSDM është miratuar Strategjia e Reformës së Administatës Publike, ku mes tjerash shkruan se është tejkaluar nevoja për të aplikuar “Balancuesin”, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta,

Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi, më 13 tetor vlerësoi se është e mundur rritja e tensioneve ndëretnike në vend pas shfuqizimit së balancuesit për punësimet me çelës etnik.

Ndryshe, dy koalicionet Fronti Evropian dhe VLEN kohëve të fundit janë akuzuar shpesh me njëra tjetrën për tema të ndryshme dhe kanë ashpërsuar tonet. Gjithçka filloi pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2024, ku në qeverinë e udhhequr nga VMRO-DPMNE hyri koalicioni VLEN të cilët morën 14 deputetë, ndërsa Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI mbeti jashtë qeverisë edhe pse ata morën 18 deputetë, apo 4 më shumë se koalicioni VLEN.

Arbër AdemiBalancuesi - Ligji për përfaqësim të drejtëBashkimi Demokratik për Integrim (BDI)ProtestaTensione etnike