Maqedonia e Veriut gjysmën e shkëmbimit tregtar e ka kryer me pesë shtete

Në Maqedoninë Veriut është regjistruar rritje e eksportit dhe importit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ashtu që eksporti ka shënuar rritje për 8.81 përqind, ndërsa importi rritje për 7.99 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Eksporti janar- gusht të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- gusht të vitit 2025 shënoi rritje për 5 738 700 000 euro, ndërsa importi 8 153 800 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit, 58.5 përqind është me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në periudhën janar–gusht të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbëjnë 49.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti.

Drejtoria e doganave RMVEksportImportTregtar(e) Tregti