Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.
Për gjashtë të dyshuar të tjerë, të cilëve edhe më parë u është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër prej 48 orësh, gjykata do të vendosë gjatë ditës.
Deri më tani nga Komuna e Koçanit nuk ka asnjë kërkesë për ish-kryetarët e komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetarin e dorëhequr Ljupço Papazov, të cilët u arrestuan dje.
Prokuroria dhe policia kanë kryer mbrëmë aksion për arrestimin e personave të dyshuar si të përfshirë në zjarrin, për të cilin Prokuroria Publike ka njoftuar se do të informojë sot.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar paraprakisht “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orësh për ish-drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.
28 persona janë përfshirë në veprimtarinë hetimore para arrestimit të tre ish-kryetarëve të komunës.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer sot (20 mars).
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)