Familjarë, miq e bashkëqytetarë dhe më gjerë, iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan. Varrime të viktimave që humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Puls” pati në Koçan, Shtip, Probishtip, Shkup dhe Obleshevë. Numri më i madh i viktimave, tridhjetë, u varrosën në Koçan. Kortezhi atje u përcoll në varrezat e qytetit me dhimbje e plot zymtësi. Kortezhi drejtohej nga të rinj që mbanin fotot e disa prej atyre që humbën jetën nga zjarri. Në mesin e 59 viktimave që përcillen sot, 6 janë të mitur, njoftoi Prokuroria, transmeton Portalb.mk.
Pas familjarëve e miqve, vinin automjetet e varrimit me trupat e të vdekurve.
Të gjitha rrugët e Koçanit ishin mbushur plot me njerëz që shkonin drejt varrezave të qytetit për t’i dhënë nderimet e fundit të të vdekurve. Ata mbanin lule në duar, me vështrim të heshtur, me lot në sy.
Kishte prani të shtuar të policisë për sigurimin e ngjarjes.
Varrimi duket se shkoi mirë. Shumica e ekipeve të mediave ishin në rrugën kryesore nga ku mund të filmonin kortezhin, por më poshtë, siç edhe bënë thirrje autoritetet, nuk kishte pothuajse asnjë ekip gazetarësh pranë varrezave.
Ceremoni varrimi u mbajtën edhe në Shtip, Probishtip, Shkup dhe Obleshevë
Varrimi i viktimave në Shtip u bë ora 11:00, ndër ta ishin edhe anëtarët e grupit DNK, Filip Stevanovski dhe Aleksandar Kolarov.
Në ora 13:00 u zhvillua varrimi në Obleshevë. Këngëtari i grupit DNA, Andrej Gjordjievski, u varros në ora 10:00 në varrezat e qytetit në Butel në Shkup, njoftoi familja e tij. Në ora 12:00 në varrezat në Novo Lisiçe në Shkup u varros Sara Projkovska, anëtare e grupit dhe profesoreshë në Fakultetin e Muzikës.
Varrimi i bateristit të ri nga grupi Gjorgji Gjorgjiev u bë në varrezat e qytetit në Strumicë. Shtipi u tha lamtumirën pesë personave të vdekur nga zjarri në diskotekën në Koçan, Damjan Tanevskit, Filip Ivanovski,t Filip Stevanovski, Aleksandar Kolarovit dhe me Aleksandar Efremovit.
Qytetarët e Probishtipit u dhanë lamtumirën e fundit tre bashkëqytetarëve të tyre të vdekur në diskotekën “Pulse” në Koçan. Zyrtari policor, Toshe Todorovski, u përcoll në orën 13:00. Trupi i të ndjerit Matej Markovski po varroset në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Probishtip. Ndërsa trupi i Nikolla Nasevskit do të varroset në ora 17:00.
Gjashtë të mitur në tragjedinë e Koçanit, Prokuroria publikoi moshën dhe numrin e viktimave
Derisa sot u jepej lamtumira e fundit viktimave të zjarrit në Koçan, prokuroria ndau listën e moshës së viktimave. Në mesin e 59 të vdekurve, 17 te gjinisë femërore dhe 42 meshkuj, vërehet se gjashtë janë të mitur, tre 16 dhe tre të tjerë 17 vjeçar.
Katër prej viktimave janë 18 vjeçar dhe një 19 vjeçar.
Personat tjerë që kanë ndërruar jetë janë mbi 20 moshën vjeçare.
Numri më i madh i të vdekurve janë të moshës 24 dhe 26 vjeçare, edhe atë nga 7 të vdekur, pason mosha 21 vjeçare me gjashtë viktima.
Ngushëllime dhe nga redaksia e Portalbit.
Kërkohet raportim etik
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj tragjedie dhe standardet etike universale për raportim profesional, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) si dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bëjnë thirrje të gjithë gazetarëve dhe mediave të respektojnë parimet e mëposhtme etike gazetareske:
- Respektimi i dhimbjes personale dhe dinjitetit – Gazetarët duhet të raportojnë me empati, pa ndërhyrë në privatësinë e familjeve të viktimave.
- Shmangia e senzacionalizmit – Raportimi për ngjarjet tragjike duhet të jetë i çliruar nga senzacionalizmi, spekulimet apo narrativave, fotografi dhe video emocionalisht të ngarkuara.
- Publikimi i informacioneve të verifikuara – Duhet të transmetohen vetëm fakte të konfirmuara për të shmangur dezinformimin.
- Ruajtja e balancimit dhe paanshmërisë – Mediat duhet të sigurojnë që raportimi i tyre të mos shkaktojë shqetësim publik.
- LEXO DHE: Çfarë do të thotë t’i përmbahesh standardeve më të larta profesionale dhe etike në raportimin e tragjedive
Në konferencën e djeshme (19 mars), ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se deri më tani në hetim janë përfshirë 26 persona, por ky numër nuk do të jetë përfundimtar.
Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.