MPPS do të ngrejë padi penale kundër 11 personave nga institucionet kompetente në lidhje me rastin e 13-vjeçares

Në bazë të procesverbalit dhe raportit nga kontrolli i jashtëzakonshëm inspektues nga ana e Inspektimit  Social të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Ministria do të dorëzojnë padi penale në Prokurorinë Publike kundër personave përgjegjës për punën sociale, konkretisht për “punë joetike në shërbim” (sipas nenit 353, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë), si dhe kundër personave profesional të punësuar në qendër, për vepër penale “neglizhimi i të miturit”, (sipas nenit 201 të KP)  dhe për “punën joetike në shërbim” (sipas 353-a, paragrafi 1 i KP), transmeton Portalb.mk.

Këto padi do të ngriten kundër të gjithë personave që kanë qenë të detyruar të veprojnë dhe ndërmarrin veprime zyrtare për rastin e vajzës R.I. në periudhën prej vitit 2012 deri 2017.

Gjithashtu, nga ana e inspektorëve janë dorëzuar edhe 12 iniciativa për ngritje të procedurës disiplinore kundër personave profesional, në pajtim me ligjin për marrdhënie të punës. 13 procedura për kundërvajtje janë iniciuar nga ekspertët e procedurës në këtë rast, në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen Sociale.

Ndryshe, rastin për shtatzëninë e vajzës 13-vjeçare nga Shëpia për Fëmijë “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para disa ditëve. Me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”. “Personat përgjegjës nuk e kanë denoncuar humbjen e saj në polici e as te prindërit e saj. Sipas dëshmisë së saj, para maltretimit seksual, ajo është marrë nga një burë më i vjetër nga institucioni dhe me veturë e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër. Atje ajo është maltretuar seksualisht si dhe për punë fizike. Ajo arriti të ikë pas 30 ditëve dhe të ngjitet në autobus për në Shkup, ndërsa policia e ka gjetur në Bit Pazar”, shpjegojnë nga policia.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Lexo më shumë në lidhje me këtë rast:

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button