Në gjakun e vajzës 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj” që është përdhunuar është gjetur drogë

Analizat e bëra nga marrja e gjakut të vajzës 13-vjeçare nga Shtëpia për Fëmijë pa Prindër “25 Maj” e cila abortoi fëmijën e saj pas abuzimit seksual, tregojnë se është gjetur drogë në gjakun e saj. Në mënyrë shtesë do të konfirmohet se a është ajo e droguar, transmeton Portalb.mk.

Zëvendësavokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa në emisionin e mbrëmshëm “Noqno studio” të televizionit Telma tha se institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e vajzës për të cilën shteti është dashur që të kujdeset, pasi që u është marrë prindërve.

Sipas Bajramovska-Mustafas, bëhet fjalë për një vajzë jashtëzakonisht inteligjente për moshën e saj. Në tetor të vitit të kaluar ajo ka mbushur 13 vjet, ndërsa raportet e para tregojnë se ajo që nga viti 2016 ka qenë e përdhunuar. Para një viti organet kompetente e kanë ditur se çfarë po ndodh me të, ndërsa nuk kanë reaguar që ta mbrojnë, tha Bajramovska-Mustafa.

“Avokati i Popullit po e heton rastin. Në dhjetor të vitit 2016 është ajo për herë të parë ka dalë nga shtëpia si kalimtare dhe deri në momentin kur opinioni e ka ditur rastin për të ka të dhëna se ajo vazhdimisht ka ikur. Kemi vërtetim se është sjellë para RTVM-së për të bërë shërbime seksuale. Gjithë vitin të ndodhë diçka e tillë dhe të mos ndërmerret asgjë është e palogjikshme”, tha zëvendësja e Avokatit të Popullit.

Sipas saj, vajza është dërguar në Kavadar ku është shitur nga një grua për shërbime seksuale. Në rrjetin e abuzimeve seksuale ka arritur në Veles, Kavadar dhe Gostivar.

“Përmenden emra të grave dhe burrave që e kanë keqpërdorur dhe shitur, diçka që nuk është e mundshme, nuk është e mundur që institucionet të mos e dinë këtë. Institucionet në këtë rast kanë dështuar”, tha ajo.

Për momentin vajza është në një qendër strehimore dhe po punohet për tejkalimin e traumave, por, sipas Bajramovskës, pyetja është se sa do të jetë e suksesshme sepse ajo me vite është përdhunuar.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para pesë ditëve.

Ata informuan se me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.  “Personat përgjegjës nuk e kanë denoncuar humbjen e saj në polici e as te prindërit e saj. Sipas dëshmisë së saj, para maltretimit seksual, ajo është marrë nga një burë më i vjetër nga institucioni dhe me veturë e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër. Atje ajo është maltretuar seksualisht si dhe për punë fizike. Ajo arriti të ikë pas 30 ditëve dhe të ngjitet në autobus për në Shkup, ndërsa policia e ka gjetur në Bit Pazar”, shpjegojnë nga policia.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi  me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Senda Salli nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve  për NOVA TV tha se prokurori i ka thënë se i është dhënë urdhër inspektorit kompetent nga Ministria e Punëve të Brendshme të kryejë hetim në Shtëpinë për fëmijë. Por, këtu ka përfunduar gjithçka.

Për ankthin që e ka përjetuar ajo vajzë, është informuar edhe Qendra e Punëve Sociale nga e cila është kërkuar ndihmë për ngritjen e padisë penale. Por, ato janë përgjigjur se nuk kanë konfirmuar asnjë çfarë përgjegjësie nga shtëpia “25 maj”.

“Në lidhje me kërkesën për fillimin e procedurës gjyqësore kundër kujdestarit të vajzës dhe kundër shtëpisë për fëmijë pa prindër: nuk ekziston veprim i parregullt nga ana e personave përgjegjës në shtëpinë “25 maj”, Butel , Shkup”.

Prokuroria Publike gjashtë muaj e ka ditur për rastin e abuzimit seksual ndaj 13-vjeçares nga shtëpia “25 Maj”

Qeveria: Vajza që e ka abortuar fëmijën në shtëpinë “25 Maj” është viktimë e tregtisë me njerëz

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button