Përveç 13-vjeçares, edhe dy vajza tjera nga Shtëpia “25 Maj” mbetën shtatzënë

Edhe dy vajza adoleshente nga Shtëpia për Fëmijë “25 Maj” mbetën shtatzënë. Njëra e ka ndërprerë shtatzëninë, ndërsa tjetra nuk dëshiron ta abortojë dhe insiston që ta lindë, bën të ditur “Nezavisen Vesnik”, transmeton Portalb.mk.

Deri tani nuk ka informatë të saktë se këto dy adoleshente a ka qenë të përdhunuar, siç ishte rasti me vajzën tjetër 13-vjeçare e cila abortoi fëmijën pas abuzimit seksual dhe që ky veprim shkaktoi shumë debate në opinionin.

Lajmin për shtatzëninë e tyre e kanë konfirmuar nga Klinika e Gjinekologjisë për “Nezavisen vesnik”.

“Njëra vajzë për të cilën mediat janë duke shkruar, si dhe për një tjetër, shtatzënia e tyre është ndërprerë. Vajza e tretë ka 17-vjet dhe nuk dëshiron ta abortojë. Me të vërtetë fati ka luajtur keq me këta vajza. Vetëm t’ua shihni dhimbjen në sy… Jemi munduar që abortimi të bëhet sa më profesional që këta fëmijë të mos kenë probleme, që veçse janë të mbingarkuara në mënyrë psikike”, thanë nga Klinika e Gjinekologjisë.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para pesë ditëve.

Ata informuan se me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.  “Personat përgjegjës nuk e kanë denoncuar humbjen e saj në polici e as te prindërit e saj. Sipas dëshmisë së saj, para maltretimit seksual, ajo është marrë nga një burë më i vjetër nga institucioni dhe me veturë e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër. Atje ajo është maltretuar seksualisht si dhe për punë fizike. Ajo arriti të ikë pas 30 ditëve dhe të ngjitet në autobus për në Shkup, ndërsa policia e ka gjetur në Bit Pazar”, shpjegojnë nga policia.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Senda Salli nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve  për NOVA TV tha se prokurori i ka thënë se i është dhënë urdhër inspektorit kompetent nga Ministria e Punëve të Brendshme të kryejë hetim në Shtëpinë për fëmijë. Por, këtu ka përfunduar gjithçka.

Për ankthin që e ka përjetuar ajo vajzë, është informuar edhe Qendra e Punëve Sociale nga e cila është kërkuar ndihmë për ngritjen e padisë penale. Por, ato janë përgjigjur se nuk kanë konfirmuar asnjë çfarë përgjegjësie nga shtëpia “25 maj”.

“Në lidhje me kërkesën për fillimin e procedurës gjyqësore kundër kujdestarit të vajzës dhe kundër shtëpisë për fëmijë pa prindër: nuk ekziston veprim i parregullt nga ana e personave përgjegjës në shtëpinë “25 maj”, Butel , Shkup”.

 

Në gjakun e vajzës 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj” që është përdhunuar është gjetur drogë

Qeveria: Vajza që e ka abortuar fëmijën në shtëpinë “25 Maj” është viktimë e tregtisë me njerëz

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button