Qeveria: Vajza që e ka abortuar fëmijën në shtëpinë “25 Maj” është viktimë e tregtisë me njerëz

Janë të pavërteta informatat se vajza 13-vjeçare, e cila ka qëndruar në shtëpinë “25 Maj”  është përdhunuar në institucion, thonë nga Qeveria. Për rastin me 13-vjeçaren R.I., e cila ka abortuar fëmijën e saj pasi që është përdhunuar është informuar Ministria e Punëve të Brendshme, shtojnë nga qeveria, transmeton Portalb.mk.

Ato theksojnë se vajza është përdhunuar jashtë institucionit, gjegjësisht se ka qenë viktimë e tregtisë me njerëz.

“Konsiderojmë se është e nevojshme të theksohet se janë të pavërteta informatat se R.I. është përdhunuar në institucionin ku ka qëndruar. Por, ekzistojnë të dhëna serioze për eksploatimin e saj seksual në periudhat kur e ka lëshuar institucionin, gjegjësisht se R.I. është viktimë e tregtisë me njerëz”, deklaruan nga qeveria.

Nga qeveria gjithashtu demantojnë se me dhunë ajo u është marrë prindërve të saj në vitin 2012 për shkak të varfërisë.

“Prindërit e saj ishin të dënuar me burg për shkak keqtrajtimit të fëmijëve, gjegjësisht se i kanë shfrytëzuar për të lypur në rrugë”, shtojnë nga qeveria.

Nga qeveria njoftojnë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i heton të gjitha rrethanat dhe veprimet e institucioneve kompetente dhe në ndërkohë e kanë siguruar mbështetjen e saj psikike dhe sociale.

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button