MPPS: Nuk ka abuzime seksuale te dy vajzat tjera shtatzëne nga Shtëpia “25 Maji”

Në dy rastet e reja të shtatzënive të minoreneve në Shtëpinë për fëmijë me probleme sociale- edukative “25 Maj” nga Shkupi, nuk ka abuzim ose eksploatim seksual. Ato kanë ngelur shtatzënë pasi që me vullnet të tyre kanë pasur marrëdhënie me bonjakë nga institucioni me të cilët ishin në lidhje, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Njëra minorene, e cila ishte 15 vjeçare e ka ndërprerë shtatzëninë pasi që ka dhënë pëlqim edhe ajo edhe kujdestari, dhe për këtë ka qenë e informuar edhe nëna e saj. Minorenja e dytë, e cila ka 17 vjet, ka vendosur ta mbajë fëmijën. Pas vlerësimit të ekspertëve se është risocializuar, ajo është kthyer te prindërit. Ajo kur do ta lind fëmijën do të jetë në moshë madhore.

“Kjo vajzë ka vendosur të mos e ndërpresë shtatzëninë dhe për momentin  është te babai i saj, i cili është pajtuar të kujdeset për të dhe për foshnjën. Dhe ajo ka thëne se nuk bëhet fjalë për dhunim ose abuzim, por nuk ka dashur të tregojë se me kë ka ngelur shtatzënë”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Alarmi për ngjarjet në institucionin “25 Maj” u ngrit javën e kaluar kur organizata joqeveritare Qendra evropiane për të drejtat e romëve (QEDR) kumtoi se 13 vjeçarja minorene në institucionin ka qënë e nënshtruar në abort pasi që ka ngelur shtatzënë pas abuzimit seksual.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se dyshon se bëhet fjalë për eksploatim seksual të minorenes dhe kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike ta ndriçojnë rastin.

Për sqarimin e asaj se kush dhe çka ka ndërmarrë ose nuk ka ndërmarrë në lidhje me këtë rast, ekipe kontrolluese kryejnë kontrolle në institucionin dhe në qendrat mbikëqyrëse për punë sociale, të cilat duhet t’i dorëzojnë informacionet deri te Komisioni i formuar për zbardhjen e këtij rasti.

Nga Ministria thonë se i hulumtojnë të gjitha aspektet në këtë rast, të cilat janë nën kompetencë të tyre, por theksojnë se ata nuk janë organ hetues dhe se në pjesën tjetër duhet të angazhohet MPB-ja dhe Prokuroria, posaçërisht që rastet e largimit të saj nga institucioni kanë qenë të paraqitura në polici, njëjtë si deklaratat e saj se ka qenë e detyruar në marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë kumtoi se kundër një personi tashmë kanë ngritur akuzë penale për sulm seksual mbi fëmijë, i cili kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën 13 vjeçare nëntorin e vitit të kaluar, e cila pasi kishte humbur ndjenjat është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Veles. Mbrëmë nga shkaqe morale dha dorëheqje drejtori i shtëpisë “25 Maj” Stevço Sokollovski.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare nga Shëpia për Fëmijë “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para pesë ditëve, ndërsa sot gazeta “Nezavisen” nga burime të Klinikës së Gjinekologjisë njoftoi se edhe dy vajza të tjera nga ky institucion kanë ngelur shtatzënë.

Nga Qendra për të Drejtat e Romëve informuan se me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Lexo më shumë në lidhje me këtë rast:

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button