Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

Maqedonia dhe Greqia janë të përgatitur për të zgjidhur çështjen e emrit, të dy vendet i potencojnë linjat e kuqe. Kryeministri Zaev është decid – identiteti nuk është subjekt i negociatave. Kolegu i tij nga Greqia, Cipras përsëri qartë tha – zgjidhja duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm, njofton Portalb.mk.

Ky është mesazhi kyç që personalisht kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë e treguan në deklaratën e përbashkët pas pothuasje katër orë bisedime. Kryeministri Zaev tha se jemi të përgaditur për zgjidhjen sepse anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE janë prioritet.

“Vendimi përfundimtar duhet të jetë i pranueshëm për të dy palët. Duhet të kujdesemi edhe për interesat tona edhe të atyre. Vendimi patjetër duhet të jetë drejtim për mbrojtje të identitetit nacional të popujve tanë”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se në takim është shprehur edhe vullneti i mirë dhe përgatitja e Maqedonisë të tregojë se me të vërtetë ka vullnet për zgjidhjen e kontestit.

“Me qëllim që konkretisht të tregojmë se jemi të përgatitur në procesin e zgjidhjes dhe qeveria do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës në “Miqësia”, tha Zaev.

Përpiqemi të gjejmë zgjidhje përkatëse për të dy palët për shkak stabilitetit të Ballkanit dhe rajonit. Greqia do ta përkrah Maqedoninë në rrugën për në NATO, por nuk do të heqim dorë nga qëndrimet tona – porositi Cipras, Ai tha se po afrohemi drejt fundit të negociatave.

“Do ta përkrahim kandidaturën e vendit tuaj për kyçje drejt iniciativës dhe ratifikimit të pjesës së dytë të marrëveshjes për anëtarësim drejt BE-së në Kuvendin grek”, deklaroi Cipras.

Cipras nuk e harroi as irredentirnim, por tha se patjetër duhet të ndërpritet.

“Jo vetëm që duam ta zgjidhim kontestin e emrit por ne do të donim t’i vendosnim bazat dypalëshe në një bazë solide të respektit të ndërsjellë. Që do të thotë se në fillim duhet të përballemi me irredentizmin në të gjitha format e tij dhe gjithsesi me garancion se nuk do të lëmë asnjë asnjë dritare të hapur që të krijohen provokimi në të ardhmen”.

—————————————————————————————————–

Pas përforcimit të dinamikës për zgjedhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, fusha e bisedimeve për zgjidhje për këtë kontest 25 vjeçar u transferua edhe në Davos, sot u takuan kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

Periudhën e kaluar kryeministrat e të dyja  vendeve kanë shprehur optimizëm për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Cipras para ca kohësh deklaroi se këtë vit po hapet dritare e mundësive për zgjidhjen e emrit dhe se është e nevojshme të sjellin vendime. Sipas Cipras, 2018, është i rëndësishëm për Greqinë, jo vetëm për atë që pas 8 vjetëve del nga memorandumi, por edhe për shkak se hapë një dritare të mundësive për zgjidhjen e emrit.

Cipras – Zaev

Në një intervistë tjetër, ai thotë se “nga 25 vjet fqinjët tanë janë pranuar si Republika e Maqedonisë nga shumë vende të botës, ndërkaq gjithandej luftojmë që të gjithë ti quajnë FYROM. Nuk është jo e arsyeshme që termi Maqedoni të vendoset në emrin e ri për vendin”, ka deklaruar Cipras.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Zaevit disa herë është përsëritur duke theksuar se beson që mes dy vendeve, të cilat janë miq dhe kanë qëllime të jenë edhe miq më të mëdhenj, do të gjendet zgjidhje, e cila do të jetë dinjitoze për të dyja palët dhe do të jetë në dobi për ardhmërinë e dy vendeve.

Zaev - Cipras
Zaev – Cipras

Bisedimed në Davos do të tregojnë se në çfarë drejtimi po lëvizim

Bisedimet në disa tema, të mërkurën në Davos do të tregojnë se në ku po lëvizim, është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtëm, Nikos Koxias në pyetje gazetareske për çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit, transmeton Portalb.mk.

“Askush nuk ka bën trysni, as nuk lejojmë dikush të na bëjë trysni. Kuptohet, diplomacia greke e shfrytëzon trysnin që e ka nga pala tjetër, që të hapen perspektivat evropiane”, deklaroi Koxias pas mbarimit të Këshillit për çështje të jashtme të BE-së në Bruksel.

Ai shtoi se “bisedimet për emrin, që po udhëhiqen mes dy vendeve, janë lehtësuar me faktin që evropianët dhe amerikanët kanë kuptuar se nuk duhet të përzihen”.

Koxias gjithashtu ka deklaruar se “Athina zyrtare nuk do të lejojë që shteti të integrohet në NATO, nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme dhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit”. Sipas tij, “në të kaluarën nuk është vendosur veto, por është nevojitur konsensus për zgjerim të Aleancës Veriatlantike”.

Për protestat në Selanik, Koxias ka thënë se “ajo është e derjetë qytetarëve dhe se ata nuk ndikojnë në bisedimet për emrin”.

Ndryshe, mediat më të mëdha greke kanë shkruar për takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Cipras  i cili duhet të mbahet sot, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos dhe vërtetojnë se bisedimet për zgjidhjen e emrit do të zhvillohet edhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic.

Mediat greke raportojnë se në takimin në Davos, Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për përparimin e pengesave ndërmjet shteteve dhe parashikojë se do të bisedojnë për zgjidhje konkrete edhe pse që të dyja shtetet janë të kujdesshëm me këtë lloj formulimi, por optimizëm ka nga të dyja anët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button