Kontesti Maqedoni – Greqi, optimizëm në të dyja vendet, por edhe linja të kuqe

Vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxijas sot do të kenë edhe një takim, i cili dje u konfirmua prej të dyja ministrive por koha dhe lokacioni nuk u kumtuan.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “24 Analiza” deklaroi se takimi mes Dimitrovit dhe Koxijasit mund të mbahet në Greqi.

Në qarqet e gazetarëve grekë spekulohet se takimi mes shefave të diplomacive me siguri do të mbahet në Selanik, por tani për tani konfirmim për këtë nuk ka nga Ministritë e Punëve të Jashtme të dy vendeve.

Димитров и Коѕиас

Aktualisht ekziston konsensus që termi Maqedoni të gjendet në çfarëdo varianti për të zgjidhur kontestin  e emrit me Greqinë, deklaroi mbrëmë Osmani.

Ai theksoi se autoritetet greke pranojnë emër në të cilin do të përfshihet termi Maqedoni.

“Ekziston një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, mendoj se kemi arritur deri tek fundi i problemit”, thotë  zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani në intervistën për televizionin grek TV Antena.

Shkurt pas takimeve të djeshme me homologët e tij, Nikos Koxias dhe Jorgos Katrugalos, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Osmani duke folur për televizionin sqaron se problemi me emrin përveç se e bllokon perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, paraqet edhe pengesë për bashkëpunimin bilateral.

Ai, si në deklaratat për mediat pas takimit, kështu edhe për televizionin grek “Athina”, lidhur me shkrimet në media për emrin “Maqedonia e re” si një zgjidhje të mundshme, tha se ende nuk është arritur deri në atë fazë sa të bisedohet për propozime konkrete.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos i përgënjeshtroi spekulimet në mediat në gjuhën shqipe se është arritur progres në kontestin rreth emrit dhe se është dakorduar që Maqedonia ta ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Re”, publikoi gazeta greke “Katimerini”.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë dje doli me qëndrim lidhur me zgjidhjet e mundshme.

“Qeveria në këtë moment nuk dëshiron që të hyjë në debate konkrete dhe thelbësore  lidhur me negociatat  për emrin”, por siç theksoi dje zëdhënësi i saj Mile Boshnjakovski, shkohet drejt asaj se ekziston një zgjidhje e mundshme e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët.

Бошњаковски

“Momentalisht nuk do të hynim në debate konkrete, specifike dhe thelbësore lidhur me negociatat për emrin, por ajo që është e qartë  është se klima është përmirësuar ndjeshëm edhe në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën e Greqisë dhe shkohet drejt asaj, siç deklaroi paraprakisht edhe kryeministri, se ekziston zgjidhje e mundshme e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Partia opozitare greke Demokracia e Re, nga ana tjetër, dje i dha linjat e kuqe në negociata. Emër i përbërë me përcaktim gjeografik, emër për të gjithë dhe për përdorim të përgjithshëm (erga omnes) dhe përjashtimi i deklaratave irredentiste ose praktikave të tilla nga Shkupi – janë tre parakushtet që i parashtroi Partia.

Нова Демократија

Duke folur para anëtarëve të partisë të cilët janë përgjegjës për sektorë të ndryshëm, Kirjakos Micotakis, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, i ka prezentuar linjat e kuqe të partisë dhe ka thënë se Demokracia e Re nuk do të pranojë zgjidhje vetëm për emrin, nëse nuk plotësohen edhe kriteret e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button