SYRIZA: Emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm

Në prani të kryeministrit grek dhe kryetarit të partisë, Aleksis Cipras, këshilli politik i SYRIZA-s, dje mbajti një takim në të cilin anëtarët biseduan për ngjarjet e fundit për çështjen e emrit, si dhe për përgatitjet për komitetin qendror të partisë.

SYRIZA, përmes kumtesës dërguar mediave, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e përsërit qëndrimin e partisë në pushtet lidhur me kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë: emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm.

“Në këshillin politik, u shpreh mbështetje për aktivitetet e qeverisë dhe u theksua nevoja që të shfrytëzohet mundësia për zgjidhjen e çështjes kombëtare shumëvjeçare të cilën e lan si trashëgim qeveritë e mëparshme. SYRIZA fuqimisht angazhohet për zgjidhje të pranueshme me emër të përbërë për të gjitha përdorimet, kumtojnë nga partia.

Nga partia thonë se qëllimet kryesore dhe të SYRIZËS dhe të qeverisë janë zhvillimi i pozitës gjeopolitike të vendit dhe konsolidimi i stabilitetit, demokracisë dhe paqes në Ballkan, në kuadër të politikës aktive dhe më shumëdimensionale të jashtme të vendit.

Këshilli politik i SYRIZA-s i cili mbajti mbledhje sot, i ka 11 anëtarë, në mesin e së cilëve është edhe zëvendëskryeministri Janis Dragasakis, ministri pa resor dhe zëdhënësi i Qeverisë, Dhimitris Xanakopulos, ministri i politikës digjitale, telekomunikimeve dhe mediave, Nikos Papas, ministri i Financave Evkilidis Cakalatos, zëvendësministri për Politikë Emigruese Janis Ballafas, kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis, prefekti i rajonit të Atikës, Ren Duru dhe deputetë të partisë.

Këshilli politik, i cili i shqyrton të gjitha temat lidhur me politikën qeveritare dhe Këshilli ekzekutiv, i obliguar për çështje organizative janë dy organet e sekretariatit politik të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button