Maqedoni – Greqi, pritshmëri të mëdha nga takimi Zaev – Cipras

Mediat greke me të madhe shkruajnë për takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Cipras i cili më 24 janar duhet të mbahet në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos dhe vërtetojnë se bisedimet për zgjidhjen e emrit do të zhvillohet edhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic, njofton Portalb.mk.

Mediat greke raportojnë se në takimin në Davos, Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për përparimin e pengesave ndërmjet shteteve dhe parashikojë se do të bisedojnë për zgjidhje konkrete edhe pse që të dyja shtetet janë të kujdesshëm me këtë lloj formulimi, por optimizëm ka nga të dyja anët.

68 për qind e grekëve janë kundër termit “Maqedoni” për çështjen e emrit

Nga ana tjetër, doli statistika se shtatë nga dhjetë grekë nuk e pranojnë termin “Maqedoni” të jetë si opsion për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi. Sipas hulumtimit të Agjencisë “Mark” për gazetën greke “Proto Tema”; 68 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht në pyetjen se a duhet Greqia të pajtohet për emrin e përbërë me termin Maqedoni. Përgjigje pozitive kanë dhënë vetëm 23.6 për qind e të anketuarve.

Nga ato që janë përgjigjur negativisht për termin Maqedonia, sipas rezultateve 63.8 janë votues të partisë në pushtet SIRIZA, ndërsa e ngjashme është klima edhe te ato që në zgjedhje në vitin 2015 kanë votuar për opozitën Nova demokratia, 67 për qind janë kundër fjalës “Maqedoni”.

Qeveria synon të përfshijë opozitën në procesin e emrit

Ndërkaq u tha se Qeveria e Maqedonisë ka një qëllim të fortë për të përfshirë opozitën në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit, kjo është detyrë. Sipas ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, nëse nuk ka kushte për mbajtjen e mbledhjeve të kryesisë shtetërore politike, do te ketë tentime për kontakte direkte. E rëndësishme siç tha është të shikohet se a ka forcë opozita që të ndajë këtë përgjegjësi.

Çështja e emrit Maqedoni – Greqi, Dimitrov: do të formohen grupe punuese për negocim

Ministri Dimitrov gjithashtu njoftoi se Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar që të formojnë grupe të punës të cilat do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe e Greqisë. Obligim i këtyre grupeve punues është që të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit të Maqedonisë.

“Katimerini”: çështja maqedonase është larg diplomacisë

Megjithatë, gazeta greke “Katimerini” tha se “pas disa vjetësh pritjeje për triumf nacional në çështjen dhe ngecjen, rëndë është të bindemi se të gjithë janë të përgatitur për kompromis, i cili është opsion më i mirë, se sa një dështim i radhës”.

Në lidhje me procesin euro-atlantik të Maqedonisë, më 17 dhe 18 janar të 2018-s (e mërkurë e enjte) në Maqedoni do të vijë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ndërsa Komisioni Evropian i ka përshëndetur aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button