68 për qind e grekëve janë kundër termit “Maqedoni” për çështjen e emrit

Pothuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk e pranojnë termin “Maqedoni” të jetë si opsion për emrin, paralajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, njofton Portalb.mk.

Sipas hulumtimit të Agjencisë “Mark” për gazetën greke “Proto Tema”; 68 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht në pyetjen se a duhet Greqia të pajtohet për emrin e përbërë me termin Maqedoni. Përgjigje pozitive kanë dhënë vetëm 23.6 për qind e të anketuarve.

“Nuk e do shoqëria greke nga Evros deri në Krit, as përkrahësit e SIRIZA-s (64 për qind). 68 për qind JO për emrin Maqedoni, shkruan gazeta javore “Proto tema” në ballinë, duke u bazuar në anketë.

Nga ato që janë përgjigjur negativisht për termin Maqedonia, sipas rezultateve 63.8 janë votues të partisë në pushtet SIRIZA, ndërsa e ngjashme është klima edhe te ato që në zgjedhje në vitin 2015 kanë votuar për opozitën Nova demokratia, 67 për qind janë kundër fjalës “Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button