Qeveria synon të përfshijë opozitën në procesin e emrit

Qeveria ka një qëllim të fortë për të përfshirë opozitën në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit, kjo është detyrë, tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

Sipas tij nëse nuk ka kushte për mbajtjen e mbledhjeve të kryesisë shtetërore politike, do te ketë tentime për kontakte direkte. E rëndësishme siç tha është të shikohet se a ka forcë opozita që të ndajë këtë përgjegjësi, shkruan REL transmeton Portalb.mk.

Lidhur me negociatorin maqedonas për emrin, Vasko Naumovski, i cili u emërua nga qeveria e kaluar, Dimitrov tha se deri më tani nuk ka parë ndonjë sinjal që Naumovski del jashtë nga pozita si i dërguar special.

Shefi i diplomacisë theksoi se lidhur me çështjet e mëdha, siç është kjo e emrit për Maqedonasit, përfaqësuesit e të gjitha bashkësive etnike të vendit duhet të gjejnë mënyrën që të qëndrojnë të bashkuar.

“Është shumë e rëndësishme që edhe bashkëqytetarët tanë shqiptarë të kenë mirëkuptim për këtë pasi që kjo çështje është edhe në interes të tyre. Është e rëndësishme në që suaza të qeverisë të ndahen informacione dhe së bashku të ndërtohen qëndrime. Më së mirë është që të kemi një qëndrim të përbashkët, kështu do të jemi më të fortë”, tha Dimitrov.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button