fbpx

#Debatpernime, ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit (VIDEO)

#Debatpernime me Jeta Xharrën kandidatët për kryetarë të komunës së Gostivarit nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, nga Lëvizja BESA, Asaf Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Nevzat Bejta, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) Sabajdin Izairi dhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (KASH), Shpat Iseini (koalicioni ASH) shpalosën programin e tyre zgjedhor, shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Depatpërnime, përfundimisht zgjidhje për deponinë Rusino në afërsi të Gostivarit 
LEXO: #Debatpernime, ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit
LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)
LEXO: Si do të zgjerohet bulevardi Braqa Gjinovci dhe kthehet tregu i gjelbër në Gostivar?!
L
EXO: Brenda një viti në Gostivar do të ndërtohen 7 çerdhe

Sipas të gjithë dhe asaj që është detektuar nga hulumtimi i #Debatpernime del se problemet më të mëdha me të cilat përballen banorët e Gostivarit janë deponia Rusino, infrastruktura e dobët rrugore, rrjeti i vjetërsuar i ujësjellësit, infrastrukturë e dobët e shkollave fillore si dhe ajri i ndotur.

Ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Komunës së Gostivarit:

– Arben Taravari (ASH), programi;

  1. depolitizim i arsimit
  2. zgjidhja e problemit të deponisë dhe ajrit të ndotur duke përcaktuar orë matës të ajrit
  3. mungesa e stacionit të filtrimit të ujit dhe ndryshimi i gypave të ujësjellësit
  4. zhvillimi i kulturës rinore

– Asaf Ademi (BESA), programi;

  1. parandalimi i ikjes së të rinjve nga Gostivari
  2. depolitizim i arsimit
  3. rregullimi i infrastrukturës rrugore
  4. sjellje transparente e planeve urbanistike
  5. hapje e vende të reja të punës
  6. do të bëjmë
  7. gasifikimi qytetit
  8. dërgimi i ujësjellësit dhe kanalizimit në çdo vendbanim
  9. do të ndërtojmë kënde lojërash për fëmijë
  10. ndërtim i Qendrës Rekreative
  11. rritje e sigurisë publike

– Nevzat Bejta (BDI), programi;

  1. është paraparë realizim i 200 projekteve
  2. do të ndërtohet sheshi i qytetit
  3. riasfaltimi i shumë rrugëve
  4. do të investojmë në arsim, sport dhe kulturë

– Sabajdin Izairi (PDSH), programi;

  1. furnizimi i tërë qytetit me ujë të pijshëm, zgjerimi i rrjetit furnizues dhe ndërrimi i gypave të ujësjellësit
  2. renovimi i deponisë Rusino sipas standardeve evropiane
  3. hapja e bulevardit
  4. ridizajnim i sheshtit të Gostivarit
  5. planifikim dhe ndërtim i pishinës
  6. ndërtimi i mbikalimit që e lidh Gostivarin me Ohrin
  7. departizim të arsimit
  8. rritje e efikasitetit të energjisë elektrike
  9. rishqyrtim i taksave dhe tatimeve
  10. zgjerim i hapësirave të gjelbra

– Shpat Iseini (KASH), programi;

  1. krijimi i vendeve të reja të punës
  2. menaxhimi me deponinë e egër
  3. zhvillimi i urbanizmit
  4. eliminimi i mafisë urbane
  5. zhvillimi i arsimit
  6. renovim i objekteve arsimore
  7. rregullimi i komunikacionit duke vënë parkingje funksionale zonale
  8. zhvillimi i kulturës rinore

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button