Brenda një viti në Gostivar do të ndërtohen 7 çerdhe (VIDEO)

#Debatpernime në Gostivar me moderatoren Jeta Xharra ku përballen kandidatët nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari, nga Lëvizja BESA, Asaf Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Nevzat Bejta, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Sebajdin Izairi dhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI), Shpat Iseini u premtua se brenda vitit të parë të mandatit qeverisës do të ndërtohen 7 çerdhe në Gostivar, shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Depatpërnime, përfundimisht zgjidhje për deponinë Rusino në afërsi të Gostivarit 
LEXO: #Debatpernime, ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit
LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)
LEXO: Si do të zgjerohet bulevardi Braqa Gjinovci dhe kthehet tregu i gjelbër në Gostivar?!
L
EXO: Brenda një viti në Gostivar do të ndërtohen 7 çerdhe

Ja si do të zgjidhen problemi i çerdheve në Gostivar, çatia e shkollës Goce Dellçev dhe konvikti.

“Do të ndërtohen 3 çerdhe brenda vitit të parë, çatia e shkollës do të ndërtohet gjatë vitit të parë të mandatit kurse konvikti brenda mandatit”, premtoi Iseini.

“Shkolla do të riparohet menjëherë, do të ndërtohen 3 çerdhe për një vi kurse konvikti do të ndërtohet gjatë mandatit”, premtoi Izairi.

“Do të hapin 7 çerdhe dhe kemi lidhur kontratë me UNICEF-in që të njëjtat të përfundojnë brenda një viti”, premtoi Bejta.

“Brenda një afati të shkurt kohor do të rregullohet konvikti, kurse do të ndërtohen 7 çerdhe brenda një afati të cilat do të kushtojnë gjysmë milioni”, premtoi Ademi.

“Do të ndërtohen 4 çerdhe, dy do të jenë në qytet kurse dy në periferi. Që të katërtat do të fillojnë me punë nga shtatori i 2018-s”, premtoi Taravari.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP