#Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)

18:05- Në #Debatpernime në Gostivar me moderatoren Jeta Xharra ku u përballën kandidatët nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari, nga Lëvizja BESA, Asaf Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Nevzat Bejta, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Sebajdin Izairi dhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI), Shpat Iseini, u premtua se të gjitha problemet me të cilat përballen gostivarasit do të zgjidhen brenda mandatit katërvjeçar të tyre, njofton Portalb.mk.

LEXO: #Depatpërnime, përfundimisht zgjidhje për deponinë Rusino në afërsi të Gostivarit 
LEXO: #Debatpernime, ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit
LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)
LEXO: Si do të zgjerohet bulevardi Braqa Gjinovci dhe kthehet tregu i gjelbër në Gostivar?!
L
EXO: Brenda një viti në Gostivar do të ndërtohen 7 çerdhe

U premtua se problemi me deponinë Rusino, deponi kjo që po helmon banorët e Gostivarit do të standardizohet, u tha gjithashtu se problemet infrastrukturore do të zgjidhen, do të zgjerohet edhe bulevardi Braqa Gjinovci. Poashtu do të ndërrohet çatia e shkollës Goce Dellçev dhe 7 çerdhe në tërë Gostivarin. Kandidatët premtuan poashtu se të rinjtë në vend se në kazino do të vizitojnë leximoren dhe teatrin që do të ndërtohen në Gostivar në kuadër të shtëpisë së kulturës. Gjitashtu u premtua se edhe qent endacak, që shqetësojnë banorët e Gostivarit do të kenë zgjidhje përfundimtare. Nuk u harrua as transparenca, e cila, sipas premtimeve të kandidatëve për kryetarë komune në Gostivar, do ta ngritë Komunën në vend më të lartë të rangimit në bazë të kësaj karakteristike.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Nesër ju pret Komuna e Kërçovës.

 

*****************************************************************************************

Pas SarajitStrugësTetovës dhe Çairit, sot në #Debatpernime do të shpalosen problemet e banorëve të Komunës së Gostivarit, njofton Portalb.mk.

Me moderatoren Jeta Xharra sot do të përballen kandidatët nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari, nga Lëvizja BESA, Asaf Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Intergrim (BDI), Nevzat Bejta, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Sebajdin Izairi dhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI), Shpat Iseini.

Kandidate për kryetare të komunës është edhe Dafina Stojanovska nga  VMRO-DPMNE por ajo nuk ka pranuar të jetë e pranishme në debat.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që në zgjedhje lokale në Maqedoni organizohet #Debatpernime debat ky që është realizuar në partneritet të Portalb.mkKallxo.com dhe Vërtetmatës.mk.

Debati do të transmetohen në Facebook të Portalb.mk dhe Kallxo.com.

Në #DebatPernime që realizohet me ndihmën e TV ART dhe BIRN Maqedoni, deri sot përballëm kandidatët dhe ofertat e tyre politike për komunat ÇairTetovëStrugë dhe Saraj.

Nga debati në Saraj:

LEXO: Mbeturina në Matkë, Treskë dhe Vardar?! Ja çfarë premtohet në #Debatpërnime (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, poliklinikën e Sarajit e premtoi për më 2018 (VIDEO)

LEXO: Shkolla në Çajlane dhe çerdhja e Kondovës do të ndërtohen më së voni deri më vitin 2019 (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, 30% e buxhetit të Komunës së Sarajit do të shkojë për asfalt (VIDEO)
L
EXO: #Debatpernime, premtime të shumta për vetëm 20 milion euro buxhet të Sarajit (VIDEO)

Nga debati në Strugë:

LEXO: #Debatpernime në Strugë, ja çfarë premtojnë kandidatët për kryetar komune (VIDEO)
LEXO: Parkingjet në Strugë, ja çfarë zgjidhje premtojnë kandidatët për kryetar (VIDEO)
LEXO: #Debatpërnime, problemi i ujit në Strugë: Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime në Strugë, kandidatët premtojnë rregullimin e pishinës së mbyllur

Nga debati në Tetovë:

LEXO: #Debatpërnime tetovarëve u solli premtime të shumta me afate e mënyra (VIDEO)
LEXO: Kandidatët e Tetovës, për katër vjet do të miratojnë më shumë se gjysmën e kërkesave për legalizim
LEXO: Çfarë do të ndodh me trafikun në Tetovë? Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)

LEXO: Fabrikë reciklimi apo stacion selektimi? Ja si do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetova

Nga debati në Çair:

LEXO: Si do të zgjidhet halli me rrugët e ngushta e ndërtimet e egra? Premtojnë kandidatët e Çairit (VIDEO)
LEXO: Kandidati i BDI-së premton renovim të shkollave e çerdhe në Çair (VIDEO)
L
EXO: Kandidati i ‘Besa’: Arsimtarët në Çair jetojnë nën presion të BDI-së (VIDEO)

LEXO: Faruk Avdiu: Kolegët nuk guxojnë të ma bëjnë ‘Like’ (VIDEO)
L
EXO: Orana: Do të përballem me ‘Mafinë Urbane’ në Çair (VIDEO)

 

One thought on “#Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP