#Depatpërnime, përfundimisht zgjidhje për deponinë Rusino në afërsi të Gostivarit (VIDEO)

Deponitë e egra dhe deponia rajonale Rusino që gjendet në afërsi të Komunës së Gostivarit për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit në #Debatpernime me Jeta Xharrën do të jetë vetëm e kaluar, pasi që problemi që ka ekzistuar për një kohë të gjatë do të zgjidhet, shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Depatpërnime, përfundimisht zgjidhje për deponinë Rusino në afërsi të Gostivarit 
LEXO: #Debatpernime, ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit
LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)
LEXO: Si do të zgjerohet bulevardi Braqa Gjinovci dhe kthehet tregu i gjelbër në Gostivar?!
L
EXO: Brenda një viti në Gostivar do të ndërtohen 7 çerdhe

“Menaxhimi me mbeturinat dhe zgjidhja me deponinë rajonale të Rusinos do të bëhet duke marrë kompetencën totale për këtë deponi nga Ministria e Planifikimit Hapësinor. Do të ndërtojmë fabrikë për reciklim të mbeturinave dhe ajo do të kushtojë rreth 5 milion euro. Kjo do të bëhet me investitor të huaj pasi që edhe më 2009 ka pasur interesim për të njëjtën”, premtoi kandidati për kryetarë të Gostivarit nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët, Shpat Iseini.

Kandidati nga radhët e PDSH-së, Sabajdin Izairi tha se stadardizimi i deponisë së Rusinos do të kushtojë më shumë se 5 milion euro.

“Do të bëjmë përshpejtim të standardizimit të deponisë sikur në Maqedoninë Lindore. Do të kushtojë më shumë se 5 milionë euro, por nuk e di saktë”, premtoi Izairi.

Kurse kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta tha se zgjidhja e problemit të deponisë së Rusinos do të kushtojë prej 30 deri 100 milion euro.

“Ne do të kërkojmë nga Ministria dhe Qeveria që brenda një viti të zgjidhet problemi me deponinë e Rusinos ku duke miratuar ligjin ne do të marrim ingerencat ndaj kësaj deponisë. Pasi të miratohet, për një vit deponia e Rusinos do të zgjidhet dhe kjo do të kushtojë prej 30 deri 100 milion euro. Edhe pse deri më sot ka qenë partia ime në pushtet kjo zgjidhje është penguar nga VMRO-DPMNE-ja kurse me qeverinë e re ne premtojmë se do ta zgjidhim problemin njëherë e përgjithmonë. Toka tashmë është siguruar ka mbetur vetëm të realizohet projekti”, premtoi Bejta.

Kandidati i BESA-s, Asaf Ademi tha se ata kanë realizuar projekte në bazë të së cilave do të aplikojnë për fonde evropiane.

“Ne kemi realizuar një projekt ku do të aplikojmë për të fituar fonde evropiane në qendrat për zhvillim rajonal të Pollogut. Leje është marrë nga Ministria e Planifikimit Hapësinor kurse me neve në pushtet nuk premtoj se do të zgjidhet problemi, por që do të mundohemi që ta gjejmë zgjidhjen për të”, premtoi Ademi.

Ndërkaq, ai i ASH-së, Arben Taravari tha se ekzistojnë dy projekte, cilido prej tyre do të fillojë të realizohet pas verifikimit të mandatit të kryetarit komunal, më 16 tetor.

“Kemi dy projekte që janë të gatshme për përdorim. Njëra është nga Qeveria e Norvegjisë e cila ka qenë e interesuar që më 2013. Ky projekt jepet si koncesion nga Komuna, kurse ndërmarrja e caktuar ka për detyrë që të ricikloj mbeturinat. Ka edhe një projekt nga Turqia ku Komuna e Gostivarit është qiradhënëse dhe ku parashihet koncesion. Kjo do të realizohet menjëherë, pas 16 tetorit kur edhe marrim mandatet zyrtarisht”, premtoi Taravari.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button