MASH lë pas dore shkollat shqipe që kohë të gjatë presin rikonstruimin!

Disa nga shkollat periferike në gjuhën shqipe po ballafaqohen me probleme të shuma duke filluar nga ato elementare.

Kohë më parë u publikua vendimi se shkollë e re fillore do të ndërtohet në lagjen Kapishtec në Shkup, e cila do të ketë kapacitet prej 500 nxënësish, kurse shkollat shqipe vazhdojnë të lihen pas dore.

Sipas të dhënave të MASH-it, për ndërtimin e shkollave fillore janë planifikuar dy milion euro investim, ndërkaq 414 mijë euro shtesë për rikonstruim, kurse për ndërtimin e shkollave të mesme janë ndare 570 mijë euro, dhe 406 mijë për rikonstruim.

Nga të dhënat e MASH-it nënkuptojmë se shkollat fillore shqipe në Lubeten, Slivnik dhe Vizbeg, nuk janë pjesë e kësaj liste dhe pse tani më një kohë të  gjatë kanë nevojë për investim.

Goran Galevski, zëdhënës i MASH-it i pyetur nga Portalb se si shkon procedura e investimeve, ai shtoi se përveç projekteve që janë planifikuar nga MASH, nëse ka ndonjë urgjencë dhe komuna na ka mundësi dhe mjete për të rregulluar ne intervenojmë.

“Normal që përveç projekteve tona, nëse paraqitet nevoja që duhet investim i patjetërsueshëm në ndonjë shkollë, ne kontaktojmë me komunën dhe nëse e njëjta nuk ka mjete atëherë ne intervenojmë”, tha Galevski për Portalb.

Shkollat shqipe në Lubeten, Vizbeg dhe Slivnik vazhdojnë po me problemet e njëjta, për të cilat tani më vite me radhë nuk po gjendet një zgjidhje afatgjate.

Lexo: MASH hesht sa i përket zgjerimit të objektit shkollor në Lubetenit

Lexo: Ja si do t’i gjejë dimri shkollat shqipe në Komunën e Butelit

Lexo: Slivnik, nxënësit sërish në objektin e vjetër, MASH nuk u ka dhënë inventar për të rejën

Prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët vazhdojnë të ankohen mirëpo si duket ankesat e tyre po hasin ne vesh të shurdhër.

LEXO MË SHUMË:

Shkolla e Lubetenit po kalbet, MASH nuk çan kokën (FOTO)

Shkolla e Lubetenit jashtë listës së investimeve të MASH-it

(Foto) Shkolla e Lubetenit në gjendje të mjerueshme, nxënësit mësojnë ne podrum!

Gjysëmvjetori i dytë i gjen në gjendje të mjerueshme shkollat

Abdilaqim Ademi harroi shkollën e Lubetenit

Ja se si drejtorët e përgënjeshtrojnë Abdilaqim Ademin (FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button