Komuna Qendër mori vendim për ndërtimin e shkollës së re fillore në Kapishtec

­ Shkollë e re fillore do të ndërtohet në lagjen Kapishtec në Shkup. Vendimin për themelimin e morën këshillëtarët e Komunës Qendër. Shkolla do të ketë kapacitet prej 500 nxënësish.

Do të gjendet në rrugën “Vasil Gjorgov” dhe “Adam Mickijeviq” dhe do të shtrihet në sipërfaqe prej 10.600 m2, me sipërfaqe të planifikuar për ndërtim të objektit prej 3.142 m2. Shkolla do të ndërtohet me pamje bashkëkohore arkitektonike me materiale cilësore.

Do të mësohet përmes tabelave interaktive, nxënësit do të kenë tablet të lidhur me rrjet internet pa tel. Kabinetet do të jenë të pajisura me rrjet interent falas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button