(Foto) Shkolla e Lubetenit në gjendje të mjerueshme, nxënësit mësojnë ne podrum!

Tani më disa vite shkolla fillore “Liman Kaba” në Lubeten ballafaqohet me hapësirë të pamjaftueshme për të gjithë ata nxënës që ndjekin mësimin në këtë shkollë. 

Edhe këtë vit nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle festojnë festën e 7 marsin, ditën e mësuesit dhe hapjen e mësonjëtores së parë, në kushte të mjerueshme.

Drejtori i kësaj shkolle, Xhezmi Abdyrramani për Portalb, thotë se tani më edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) si dhe komuna e Butelit janë e njoftuar për gjendjen e kësaj shkolle, por ende nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. 

“Ka disa vite që jemi duke dërguar në komunë planin për zmadhimin e objektit, por asgjë nuk ndermirët, gjithashtu jemi ankuar edhe në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës (MASH) por ende asnjë përgjigje nuk kemi marrë”, tha Abdyrramani. 

Ai shtoi se numri i nxënësve në këtë shkollë është rreth 470, të cilët nxënës mësojnë në kushte të vështira si rezultat i mungesës së hapësirës shkollore. “Tani më të gjithë janë të njoftuar për kushtet që kemi në këtë shkollë. Klasat janë të vogla nxënës ka shumë por si duket askush nuk angazhohet për të përmirësuar këtë gjendje momentale të kësaj shkolle”, theksoi Abdyrramani. 


Ai bëri të ditur se edhe në podrum janë krijuar dy klasa të improvizuara në të cilat nxënësit ndjekin mësimet.

“Fëmijët tanë mësojnë në podrum, kushtet janë ndoshta edhe me të këqija sesa që kanë qenë atë kohë kur është hapur shkolla e parë në gjuhën shqipe. Është turp që shekullin 21 fëmijët tanë të mësojnë kë këto kushte”, u shprehën banorët e Lubetenit.

Nuk është hera e parë që një shkollë shqipe në komunën e Butelit  ndodhet në një situatë të tillë, kohë më parë kishte një rast të ngjashëm ku nga mungesa e hapësirës së klasave shtyri që prindërit e nxënësve shqiptarë, me të hollat e tyre të krijojnë kushte mësimi pran shkollës “Panajod Ginovski” pasi që komuna e Butelit, nën kompetencat e së cilës është edhe shkolla “Liman Kaba”, nuk ndërmarrin masa në zgjidhje të këtij problemit të hapësirës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button