fbpx

Bomba 35: Kur Gruevski merr rolin e krye-arqitektit për milionat e “Shkupit 2014”

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski publikoi “bombën nr. 35”, sot në kampin protestues para objektit të Qeverisë. Në të dëgjohen urdhrat e kryeministrit Gruevski për stilin barok, për ballkonat e ndërtesave, për gjatësinë e ndërtesave, për shkallët, për rrethojat…për çdo aspekt të projektit kontrovers “Shkupi 2014”. Ai dëshiron që shuma e projektit mos të merret vesh sepse “shumë do të humb VMRO me këto” harhime.

Në përgjimet e bisedave ndërmjet kryeministrit Gruevski dhe ish-ministrit Janakievski, shihet se si objektet e afër gjysmës së ministrive janë duke funksionuar në mënyrë të “egër”.

Në këto materiale dëgjohet edhe zëri i kryeministrit i cili porosit për ndërtimin e objektit të MPJ-së të sigurohet një lëje e përkohshme.

Ndërkohë, Janakievski ia rikujton Gruevskit se gjysma e objekteve të administratës shtetëore, të Shkupit 2014 nuk janë në rregull në listat e kadastrit.

Në njërën prej bisedave dëgjohet se si shefi i Kabinetit në Kryeministrit, Martin Protugjer e porosit ish-ministrin e Lidhjeve, Mile Janakieski për ta krijuar një Disneyland në Shkup dhe për te hequr dorë nga ndërtimi i një Aqua Parku.

Janakieski planifikonte ndërtimin e një ndërtese 15 katëshe, ndërsa Gruevski thotë që kjo ndërtesë nuk mund të bëhet me stilin barok si dhe i jep leksione sse cili prej modeleve barok është i përshtatshëm.

Gruevski pranon se shteti nuk ka para, dhe në vend të mermerit që është përdorur për ndërtesat, të përdoret një llaç i veçantë.

Gjatë një bisede të realizuar në mes Kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe shefen e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva,Gruevski ka kërkuar që të mos flitet për shumën e harxhuar për Shkupin 2014.

“Silvana sot në seancën kuvendit ku do të ketë pyetje të deputetëve, nuk duhet të vjen Elizabeta Kançeska – Milevska sepse aty do ta pyesin për Shkupin 2014, dhe sa mjete janë harxhuar në atë. Për atë ma mirë mos të vije, sepse nëse flet për shuma, do të humbim shumë”, thotë Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski, i sygjeron Janakieskit që autobusët e Shkupit duhet të kenë televizion, radio si dhe ngjyrë portokalle.

“Mile deri ku janë autobusët, mendoj se duhet të kenë televizion, radio, muzikë, kamera, si
dhe a mendon se mund të jenë në glyrën portokall, që do të simbolizonte kohën kur i kemi
porositë”, tha Gruevski.
_________________________________________________

Lexo më shumë: 

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

BOMBA 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

BOMBA 27: Zaev zbulon mënyrën si shteti ka bërë përgjimin (VIDEO)

BOMBA 28: Bomba e 28: Mijallkovi krijon “ushtrinë” e vet në SGS (VIDEO)

BOMBA 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

BOMBA 30: Vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

BOMBA 31: BOMBA 31: 600 milionë euro i dha populli për qejfin e Gruevskit (VIDEO)

BOMBA 32: Jankulloska: Me shqiptarët duhet pastruar njëherë e përgjithmonë

BOMBA 33: Gruevski bën pazare për emrin dhe identitetin e Maqedonasve (VIDEO)

BOMBA 34: Si i bën marrëveshjet kriminele kryeministri Gruevski (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close