fbpx

BOMBA 32: Jankulloska: Me shqiptarët duhet pastruar njëherë e përgjithmonë

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev edhe sot ka vazhduar me publikimin e “bombave” kundër pushtetit. Ai e ka nisur publikimin me disa të shtëna nga ana ushtrisë paramilitare, ku protagonistë me një bashkëbisedues është ish shefi i DSK-së Sasho MIjallkov.

“Kjo është punë e VMRO-së, alo, derisa dëgjohet krisma…Këtu është e gjithë ushtria…”, ka thënë Zaev.

Më tej Zoran Zaev ka thënë se nga Gruevski e Mijallkov cenohet stabiliteti i Maqedonisë.

“Sot do të publikojmë një të vërtetë të rëndë, nuk kemi të drejtë të fshehim ato njerëz ndaj kundërshtarëve politik pa dalluar bashkësi etnike. Këtu viktima janë të gjithë…Pas vrasjes së Martin Neshkovskit fshihet njeriu i Mijallkovit, Urko. Sa Urko të tjerë ka në shërbimet e sigurisë”, ka thënë Zaev.

Në bisedën mes Martin Protogjerit dhe Gordana Jankullovskës bisedohet se si Urko me 20 shokë të tjerë kanë rrahur disa persona, përfaqësuesit të Njësitit “Ujqi”.

“Në qytet veçmë kanë filluar muhabetet lidhur me ngjarjen…Njërit ia drejtuar revolen në kokë (Urko)”, ka thënë Protogjer.

Unë do i komandoj ata, ka thënë Mijallkov, duke thënë se vetë do përgjigjet për këtë në bisedën me Jankullovskën, mendohet për një rast në Strugë.

“Ka kontroll në situatën”, ka thënë më tej Mijallkov.

“Unë nuk i ngrej telefon Utkos, Draganit unë i besoj”, ka thënë më tej Jankullovska duke thënë se reagojnë të huajt.

Në bisedën mes kryeminsitrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit Mile Janakievski bëhet fjalë për objektin tani të ngritur afër Bristolit .

“Të rrezikojmë apo jo, parkingun do e lëmë, flasim për një sipërfaqe të vogël. Do gjejmë diçka të ndërtohet një ndërtesë e mirë…”, ka thënë Gruevski. “Të shqyrtojmë aspektin juridik…”, ka thënë Janakievski.

Në bisedën mes Sasho Mijallkovit dhe Gordana Jankullovskës bisedojnë për disiplinimin e një polici, mbështetës i Lube Boshkovskit.

“Bëhet fjalë për një Alëksandër Panov. Diçka më keq të mos ketë. Një vend më nënçmues, apo në analitikë në Haraçinë”, ka thënë Mijallkov.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se shefi i kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protugjer ka pasur dëshirë ta vras, kryeredaktorin e televizionit Sitell, Llatas, por jo vetëm atë por edhe gazetarin Zoran Bozhinovki.

“Do të dëgjoni se deri ku arrin këto fantazi të sëmurë të Martin Portugjerit, për hakmarrje ndaj Zoran Bozhinovskit. Kjo është e neveritshme për të dëgjuar e jo më të shqiptohet”, tha Zaev.

“Nuk ka bashkejetësë me ta, të pastrohet njëherë e përgjithmonë me ta”, thotë Jankullovska në bisedën me Protogjerin Vlaltko Ilieski me Jankullovska.

Me “shiptarët” ashtu më nervozojnë”, ka thënë Jankullovska. “Mos i trajto”, çfarë t’u bëjsh”, thotë nga ana tjetër Vllatko Ilevski.

Zaev publikoi një bisedë për të cilën tha se është zhvilluar në mes Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit, ku dëgjohet Jankullovska duke thënë se nuk i jep “shiptarve” shifra për buxhet, transmeton “Lajmpress.” “Për buxhet nuk i jap shifra “shiptarve”. Pse t’u tregoj ku i dërgojmë parët e ku nuk i dërgjomë” thotë Jankullovska.

Në një bisedë tjetër Jankullovska duke folur me bashkëshortin e saj, përmend prap shqiptarët me term ofendues duke thënë se si mund të jenë kaq të humbur.

Ajo shtoi se shqiptarët duhet të pastrohen njëherë e përgjithmonë.

Lexo më shumë: 

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

BOMBA 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

BOMBA 27: Zaev zbulon mënyrën si shteti ka bërë përgjimin (VIDEO)

BOMBA 28: Bomba e 28: Mijallkovi krijon “ushtrinë” e vet në SGS (VIDEO)

BOMBA 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

BOMBA 30: Vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

BOMBA 31: BOMBA 31: 600 milionë euro i dha populli për qejfin e Gruevskit (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close