Bomba e 28: Mijallkovi krijon “ushtrinë” e vet në SGS (VIDEO)

LSDM nga Kavadari ka publikuar bisedime ku dëgjohet zëri i Mile Janakievskit dhe Aleksandar Panov, kryetar i komunës së Kavadarit gjatë periudhës para zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2013.

Gjatë publikimit të bombës është shpalosur edhe një bisedë mes Musa Xhaferit dhe Sasho Mijallkovit.

Gjatë bisedës Xhaferi i ankohet Mijallkovit se në Agjencinë për sigurim ka disa të punësuar të PDSH-së. Mijallkovi shpreh gatishmërinë që të largohen dhe kërkon që atij t’i dorëzohen emrat e personave të BDI-së që do të duhet të punësohen në Agjencinë për siguri.

Mijallkov përmend edhe kreun e degës së Çairit Beqir Asani.

SM: Beqa, për atë po flas. Beqir Asani, përmes njerëzve që i njoh më ka folur për këtë punë. Unë kam thënë ok, ata njerëz do të shmangen, me jepni emrat…Më jepni emrat e atyre njerëzve që duhet të pranohen që të shmangen këta të tjerët.

Shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov në një bisedë telefonike me një person me emrin COBE flasin se si kompania SGS të merr sa më shumë tendere nëpër firmat shtetërore, por edhe ata private. Madje Cobe përmend fabrikën JUGOHROM në Jegunovce të Tetovës.

Në një moment Cobe thote se raportet e shkëlqyera me udhëheqësin e Jugohromit I ka ministri i financave, Zoran Stavrevski.

LSDM në konferencën në Kavadar publikoi inçizimin ku Mile Janakievski gjatë zgjedhjeve lokale ka kërkuar të informohet për atë nëse pronari i firmës së njohur “Kozhuvçanka” punon për VMRO-DPMNE-në dhe nëse i ka nxjerrë punëtorët të votojnë atë ditë.

Nga bisedat e publikuara vërtetohet se Komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së ka qenë e koordinuar me kryetarin e atëhershëm të komunës.

Në mënyrë plotësuese nga këto biseda zbulohet se prapa partisë Partia Social Demokrate e Maqedonisë (PSDM) qëndron VMRO-DPMNE.

Në bisedën e dytë ndërmjet Janakievskit dhe Panov-it dëgjohet se si problemi me kultivuesit e rrushit ka ndodhur pas shitjes së ‘Vinea’ pas çka kultivuesit dalin në protesta.

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

BOMBA 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

BOMBA 27: Zaev zbulon mënyrën si shteti ka bërë përgjimin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Back to top button