Viti 2014 në arsimini shqiptar, probleme të shumta, dështime të MASH-it!

Arsimi shqip për momentin po ballafaqohet me probleme të shumta, nga mungesa e hapësirës si dhe kushteve të rënda për zhvillimin e mësimit, kurse tani përveç këtyre problemeve që datojnë me vite, u shtohen edhe ndryshimet e reja për arsimin e lartë.

Edhe pse këtë vit kishim një ministër shqiptar nga i cili pritej shumë, asgjë nuk u bë, përveç se premtimeve të shumta për këtë mandat katër vjeçar.

Çka mund të bëjë një ministër shqiptar në MASH?

U tha sa po të merrte në duar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të zgjidhte çështjen ligjore për emrat e rinj të shkollave në Çair, mirëpo ministri shqiptar Abdilaqim Ademi ende nuk ka dhënë miratimin për ndryshimin e emrave të katër shkollat fillore në komunën e Çairit, të cilat në dokumente vazhdojnë të jenë me emrat e personaliteteve maqedonase.

BDI merr Ministrinë e Arsimit të legalizojë tabelat e shkollave në Çair?

Ademi: Kemi zgjidhje për çështjen e emrave shqip të katër shkollave në Çair

Vazhdon epilogu i emrave të shkollave në Çair

Për kushtet e rënda në shkollat shqiptare në të cilat ka mungesë të dukshme të hapësirës, këtë vit Ademi fajësoi drejtorët, ai madje kritikoi ata duke thënë se nëse duan rikonstruime të shkollave duhet të aplikojnë me projekte dhe dokumentacione në Ministri të Arsimit.

Ademi: Drejtorët fajtor për kushtet e vështira në shumë shkolla të vendit

Kurse shkolla fillore “Liman Kaba” në Lubeten, tani më disa herë kanë ndërguar projektin e gatshëm për zgjerimin e objektit shkollor i cili nuk është marrë parasysh ende nga MASH. Kushtet në këtë shkollë janë të mjerueshme, ku nxënësit ndjekin mësimin në podrume si dhe tualeti ishte i mbyllun nga Inspektorati i Shëndetësisë, pasi që nuk posedonte pastërtinë në nivelin e duhur dhe ishte i shkëputur nga objekti shkollor.

Ja se si drejtorët e përgënjeshtrojnë Abdilaqim Ademin (FOTO)

Shkolla e Lubetenit po kalbet, MASH nuk çan kokën (FOTO)

Po ashtu Ademi në fillim të muajit tetor premtoi edhe realizimin e një projekti dhe fillimin e ndërtimit të shkollës fillore periferike “Vasill Gllavinov” në fshatin Slivnik të Komunës së Velesit, pasi kushtet e vështira detyruan nxënësit dhe prindërit që të bojkotojnë mësimin. Mirëpo ende nuk ka asnjë shenjë lidhur me realizimin e këtij problemi.

Slivnik, nxënësit bojkotojnë mësimin, shkolla gati e rrënuar

Ademi premton ndërtimin e shkollës në Slivnik, nxënësit ndërpresin bojkotin

Vazhdon mësimi në shkollën gati të rrënuar, premtimi i Ademit ende i parealizuar

Fëmijët e lagjes Vizbeg të Shkupit, edhe këtë vit të ri shkollor e filluan dhe përfunduan gjysmëvjetorin e parë në shkollën e Shuto Orizares, “26 korriku”, ngase objekti shkollor në këtë zonë qëndron ende i mbyllur. Banorët tani më disa herë kanë bërë kërkesë në komunën e Butelit si dhe në MASH, por deri më tani kanë marrë in formacion se shkolla e vjetër nuk do të rregullohet por do të ndërtohet një e re, mirëpo ende nuk ka asnjë shenj të objektit të ri shkollor.

Vizbeg, nuk ka shkollë për nxënësit e kësaj lagje (FOTO)

Ministri Ademi këtë vit nuk bëri ndryshimin e librave që u dhanë para pesë viteve, të cilat janë pothuajse të shkatërruara të gjitha, por ai  u lavdërua me librat e rinj të Kmebrixhit me të cilat filluan të mësojnë nxënësit e klasave të ulëta në shkollat fillore, mirëpo prindërit dhe mësimdhënësit vlerësojnë që këto libra nuk janë të përshtatshëm për fëmijët tanë.

Ministri Ademi u uron vit të mbarë nxënësve me libra sipas programit të Kembrixhit

Librat e Kembrixhit aspak nuk janë të përshtatshme për Maqedoninë

Kembrixhi, librat e vjetërsuara dhe gabimet skandaloze do të shoqërojnë nxënësit këtë vit

Po ashtu mësimdhënësit vlerësojnë me projektet e reja për përkthimin e librave po ngufasin dhe po bllokojnë autorët vendas në botimin e librave.

Këtë vit shumë pran përfundimit ishte edhe projekti për përkthimin e 1000 titujve me famë botërore, ku në gjuhën maqedonase u përkthyen mbi 800 tituj, kurse në gjuhën shqipe u përkthyen mbi 100 tituj, dhe ato të përkthyerit ishin skandaloz pasi që asgjë nuk kuptohej nga gabimet e shumta në përkthim. Lidhur me këtë çështje, Ademi tha që nëse profesorëve nuk u pëlqejnë librat lë të përkthejnë e botojnë vetë libra.

Ku janë librat shqip?! USHT ngelet me mbi 100 tituj nga 897 të përkthyer

Përkthimi i 1000 titujve në shqip është skandaloz

Ademi: Nëse nuk ju pëlqen përkthimi, profesorët vetë të përpilojnë tekstet

Së fundi u paraqitën dhe protestat masive të studentëve të cilët janë kundër reformave në arsimin e lartë, kundër testimi shtetëror dhe kërkojnë tërheqjen e menjëhershëm të këtyre propozimeve.

Ademi këmbëngul në qëndrimit për vendosjen e provimit shtetërorë

Formohet Plenumi i profesorëve, së bashku me studentët në protesta

Zëri i studentëve jehoi fuqishëm: JO testimit ekstern! (VIDEO-FOTO)

Po ashtu këtë vit arsimi u ballafaqua edhe me shumë probleme të tjera siç ishin :

Salla e shkollës “Përparimi”, lihet në haresë, nxënësit mbesin edhe pa fushë të hapur

Në shkollën “Arseni Jovkov” paralelet shqiptare pa kushte për mësim

‘Cvetan Dimov’: Paralelet maqedonase, të gjitha me nxënës shqiptarë

Shkollat shtetërore ngarkojnë prindërit me probleme

Mbi 40 shkolla nuk e dinë se si do ta kalojnë dimrin?!

Shkollat numërojnë pikat e fundit të naftës

/PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button