Zëri i studentëve jehoi fuqishëm: JO testimit ekstern! (VIDEO-FOTO)
Mijëra studentë u mblodhën sot sërish në protestë dhe kundërshtuan ashpër vendimin e qeverisë rreth testimit ekstern në arsimin sipëror.Nëse e vlerësoni arsimin nuk do të kërkonit libreza studentore gjatë punësimit por diploma thanë mes tjerash studentët.Portalb përcolli për së afërmi protestën. Për më shumë lexoni më poshtë si ka rrjedhur protesta e qetë dhe masive.
14.15 Protesta mbaroi.
13.45 – Studentët arritën para Qeverisë. “Reformat e përshpejtuara lindin studentë të verbër. Sa më shumë të na bëni presion aq më shumë kemi vendosmëri dhe argumente. Nëse e vlerësoni arsimin nuk do të kërkonit libreza studentore gjatë punësimit por diploma” thanë mes tjerash nga Plenumi Studentor.
13.10 – Mijëra studentë sapo kaluan Qendrën Tregtare të Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e testimit ekstern. Studentët nuk u ndalën para Parlamentit por vazhdojnë për te Qeveria.
12.45 – Marshi studentor fillimisht ndalon te Parlamenti i Maqedonisë për të vazhduar më pas te ndërtesa e Qeverisë. Policia është në prani të madhe.
Edhe studentët e Universitetit të Shtulit, e mbështetën marshin e sotëm studentor. Paradite ata në mënyrë të organizuar me autobusë dhe automobil u nisën për në Shkup nga Kampusi universitar nga Universiteti i Evropës Juglindore. “Vendimi kundër testimit ekstern të cilën e solli Parlamenti studentor nga Universiteti i Evropës Juglindore, njëzëri ishte i pranuar prej të gjithë neve”, deklaroi Muzafer Alioski, student i UEJL.
12:30 – Studentët shqiptarë i paraprijnë marshit protestues në Shkup i cili filloi nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Protestës i janë bashkangjitur edhe prindërit e studentëve, profesorët, nxënësit e shkollave të mesme, dhe prindërit e tyre. Protesta do të përfundojë para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.
Siç mëson Portalb, edhe nxënësit e shkollave të mesme kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkangjitur marshit studentor. Ata në duar mbanin parulla “Jemi student jo marioneta”, “Shkëmbej indeksin me Pasaportë”….
NDIQNI PROTESTAT E STUDENTËVE NË TWITTER #студентскимарш Tweets
12:05 – Mijëra student sot janë grumbulluar në oborrin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e provimit shtetërorë për studentët.
Dita ndërkombëtare për të drejtat njeriut do të kalojë në përkrahje të të drejtave të studentëve kundër masave despotike të qeverisë në arsimin e lartë.
Plenumi studentor u ka dërguar letër dekanëve, prodekanëve, asistentëve, profesorëve dhe gjithë të tjerëve që të bashkohen sot në marshimin e tyre. Studentët shpresojnë në përkrahje më masive gjatë protestës së sotme.
“Me këtë marshim bshkohemi sot si një organizëm i vetëm studentor, pikërisht në ditën ndërkmbëtare të të drejtave të njeriut, me qëllim që të ngremë zërin për qëndrimin tonë për reformat në arsimin e lartë”, thuhet në letrën e Plenumit studentor.
Studentët kanë perkrahjen e shumë orgnziatave joqevritare dhe lëvizjve sinidkaliste në vend.
Unioni Studentor Shqiptar përkrah protestat e nesërme studentore.