Salla e shkollës “Përparimi”, lihet në haresë, nxënësit mbesin edhe pa fushë të hapur

Sallë sportive për shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Reçicë që  ka filluar të ndërtohet që prej 3 vjetësh, pas përfundimit të fazë së parë, u braktis duk e lënë hapësirën përreth të papërdorshëm qoftë edhe si fushë të hapur sporti për nxënësit, transmeton Alsat.

Pas vendimit për sallë sportive, tani nxënësit mbetën pa fushë sporti. Banorët shprehen të revoltuar se fëmijët e tyre luajnë nëpër baltë prej 3 vjetësh, dhe si në shaka lutin Zotin që të ketë zgjedhje, sepse vetëm kur bëhet fjalë për vota, projekte të tilla aktualizohen.

“Pas, siç thonë banorët, uzurpimit të stadiumit të shkollës fillore “Përparimi” të  fshatit Reçicë, fëmijët shfrytëzojnë këtë hapësirë për të lozur mirëpo frika e banorëve është se fëmijët mundë të marrin ndonjë sëmundje sepse në këtë hapësirë shpesh ndodh që të ketë ujëra të zeza”.

Përndryshe, kjo sallë sporti u fillua në kuadër të projektit të qeverisë për ndërtimin e 140 sallave të sportit në tërë territorin shtetëror, por në rajonin e epërm të Pollogut, kanë mbetur në mëshirë të fatit; kjo që shihni si dhe salla e sportit në fshatin Gradec të komunës së Vrapçishtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button