Bujar Osmani pranon se votimi i ligjit të gjuhëve nuk ishte demokratik, kërkon ndihmë nga Kristian Timonie

Duke iu përgjigjur deklaratës së ditë më parë të ambasadorit të Francës, Kristian Timonie për ligjin e gjuhëve, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka vlerësuar se atsmofera në Kuvend ku u votua ligji i gjuhëve nuk i përkoi debatit të vërtetë demokratik dhe për këtë ai ftoi ambasadorin e Francës për ndihmë, njofton Portalb.mk.

“E pranoj që në të vërtetë kishim një javë vërtetë të vështirë, në të cilën në një atmosferë të mundimshme dhe të vështirë e sollëm ligjin e gjuhëve. Zotëri ambasador do të pajtohem me ju se atmosfera në Kuvend nuk i përkon një debati të vërtetë demokratik të bazuar në argumente, por edhe ju vetë e dini e këtë shumë herë e kemi diskutuar se përpjekjet tona për debat të argumentuar me muaj u injoruan në interes mu të kundërt nga ai i yni për integrime evropiane. Në këtë rrugë gjithësi se i kemi të nevojshme edhe këshillat e juaja, por para se gjithash në këtë moment, kemi nevojë për mbështetjen tuaj, të ndihmës suaj sepse tani më 28 vjet që nga pavarësia hapat më të mëdhenj që kemi bërë, janë bërë me mbështetjen e përzemërt dhe ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar, siç janë: SHBA, BE mes të cilëve po ashtu gjendet edhe Franca. Unë jam i sigurt që në këto momente kyçe do ta kemi edhe mbështetjen tuaj dhe për ketë keni mirënjohjen time personale”, tha nëpërmjet një videoje të shpërndarë në fejsbuk, Bujar Osmani.

Kjo deklaratë e zëvendëskryeministrit Osmani vjen pasi që, ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie në lidhje me ditën kur u votuar ligji i gjuhëve tha se : “ishte ditë zhgënjyese sepse pamë ngjarje për të cilat menduam se tashmë ua kemi kthyer shpinën, se nuk ka pasur aspak konsensus për procedurën për miratimin e ligjit dhe nuk ka pasur diskutim civilizues për temat në interes të qytetarëve”.

I pyetur se si e vlerësoni atë çfarë ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë, Timonie tha: “atë çfarë e pamë tregon gjithçka”.

LEXO MË SHUMË:

Mënyra e votimit në Kuvendin e Maqedonisë, vë në dyshime zbatimin e ligjit të gjuhëve

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP