Tetë skenare të mundshme rreth fatit të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Dje me 64 vota “për” dhe në atmosferë të tensionuar, në buzë të përleshjes fizike, u votua ligji për përdorimin gjuhëve në lexim të tretë, pasi që një herë presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar ta nënshkruajë dekretin, njofton Portalb.mk.

Shefi i shtetit mbrëmë deklaroi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj pasi që “Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk ia lejon”.

Nga të gjitha anët vijnë reagime të ndryshme, disa që e përshëndesin dhe të tjerët që e kontestojnë. Për momentin janë disa skenarë për fatin dhe aplikimin e ligjit.

  1. Ivanov ta nënshkruaj dekretin (gjasat janë të vogla).
  2. Ivanov të mos e nënshkruajë (edhe pse, sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë për veto të dytë, gjegjësisht nëse njëherë ka refuzuar ta nënshkruajë dekretin, për së dyte herë pasi që e kanë votuar deputetët ai është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin).
  3. Krizë kushtetuese – askush me forcë nuk mundet ta detyrojë Ivanovin që të vendos nënshkrim në dekret, por ajo do të krijojë krizë kushtetuese – vendimi ligjori i votuar të ngelet e panënshkruar.
  4. Padi përpara Gjykatës Administrative për konstatimin e kompetencave dhe  shkeljeve të procedurës administrative.
  5. Pa dekret të presidentit të Republikës, ligji nuk mundet që të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, ndërkaq nëse nuk publikohet nuk mundet të hyjë në fuqi dhe nuk mundet që të aplikohet në praktikë.
  6. Kushtetuta nuk ka caktuar afat se deri kur presidenti duhet që ta nënshkruajë dekretin që do të thotë se lë hapësirë të gjerë për bllokim të publikimit të ligjit dhe hyrjen e tij në fuqi.
  7. Që të dorëzojë (kush?) kërkesë për publikim automatik të ligjit për përdorimin e gjuhëve në “Gazetën Zyrtare” që të fillojë edhe zyrtarisht të aplikohet.
  8. Një sërë ankesash deri te Gjykata Kushtetuese.

http://portalb.mk/511375-ivanov-refuzon-dekretimin-e-ligjit-te-gjuheve-ja-perse/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button