Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

16:40 – Është miratuar ligji për përdorimin e gjuhëve me 64 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, transmeton Portalb.mk.

Votimit i ligjit është bërë pa shqyrtimin e amendamenteve të VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të VMRO-DPMNE, bashkë me ish liderin e saj, Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

16:30 – Ish lideri i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti aktual, Nikolla Gruevski, pasi që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e hapi diskutimin për ligjin për gjuhët, është ngritur nga vendi i tij dhe bashkë me deputetët tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se deputetët e opozitës kanë kërkuar procedurale, njofton Portalb.mk.

Xhaferi ka vazhduar të lexojë, ndërkaq Gruevski e ka lagur me një gotë me ujë.

Nën trysnin e opozitës, Xhaferi kërkoi 15 minuta pauzë, ndërkaq derisa dilte nga salla, Gruevski është munduar që ta sulmojë edhe fizikisht, por ka ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.

15:00 – Në fillim të seancës së 32-të deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski në fjalimin e tij kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, që ta ndalojë seancën dhe të thirret komisioni për çështje të imunitetit dhe mandateve.

Ai në fjalën e tij për sqarim rreth çështjes së ligjit për gjuhët tha se i vjen keq që ligji për gjuhët është zgjedhur që të votohet në ditën kur UÇK ka gjuajtur në Tetovë.

“Më vjen keq që zotëri Xhaferi e zgjodhi ditën kur UÇ ka gjuajtur në Tetovë, si ditë kur duhet të votohet ligji për gjuhët”, tha Xhaferi, duke i ripërsëritur qëndrimet e tij se ligji për gjuhët është anti-kushtetues dhe po sillet jashtë rregullores.

Kryetari Xhaferi, disa herë e ka paralajmëruar Dimovskin që ta mbarojë fjalën pasi që e ka kaluar kufirin e kohës për procedurale, megjithatë ai ka vazhduar ta akuzojë Xhaferin se po e shkel Rregulloren dhe po e shkatërron Kuvendit.

Pasi që disa herë e paralajërmoi, Xhaferi ia ka ndalur mikrofonin Dimovskit, i cili vazhdonte edhe më tej të flet.

“Ilija une ishte tej korrekt, të dhashë kohë. Nuk e di pse flet kur mikrofonin e ke të ndalur”, tha Xhaferi.

——————————————————

Vazhdimi i seancës së 32-të në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilin në rend dite janë amendamentet për ligjin për përdorimin e gjuhëve është caktuar për sot. Kështu është marrë vesh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorëve e grupeve parlamentare, në të cilën kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Deri më tani nuk ka informata se çfarë marrëveshje është arritur mes grupeve të deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me atë nëse amendamentet do të shqyrtohen ose, do të votohet ligji pa debatuar.  Fillimisht seanca për amendamentet duhej të mbahet në të martën e kaluar, por ajo përpjekje ra poshtë pasi që BDI dhe LSDM nuk kanë arritur marrëveshje nëse duhet të hapet debat për amendamentet ose jo. Atëherë, një pjesë e deputetëve të LSDM-së, kërkuan që amendamentet të diskutohen që të mos shkelet Rregullorja e Kuvendit.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, vazhdon të jetë në të njëjtin qëndrim, se ata nuk i tërheqin amendamentet, ndërkaq nëse caktohet seancë, ata do të marrin pjesë me qëllim që t’i mbrojnë amendamentet.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, dje tha se këtë javë pritet që të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve. Sipas kryeministrit, deputetët e shumicës parlamentare kanë dhënë edhe një javë për dialog dhe bisedim për zgjidhje të pranueshme për opozitën, por sipas tij, këtë javë, patjetër duhet të votohet ligji.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në lexim të tretë në Kuvend, pasi që ai nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivnaov, me arsyen se është kundërkushtetues. Pas kësaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së, dorëzuan në Kuvend 35.569 amendamente, me të cilat duan ta dëshmojnë se i njëjti ligj është jo-kushtetues dhe të tërhiqet. Qëndrime të kundërta ka shumica parlamentare e cila vlerëson se ligji është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ligji i gjuhëve rikthen VMRO-DPMNE-në në karriget e Kuvendit të Maqedonisë

LSDM dhe BDI do të votojnë dygjuhësinë pa diskutim të amendamenteve?

6 thoughts on “Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP