Miratimi i ligjit të gjuhëve në Kuvend, ja çfarë thotë kryeministri, Zoran Zaev

Dje Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehet se Maqedonia është vend për të gjithë qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Ky ligj është kontribut serioz në ndërtimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. Kjo është vlera jonë dhe evropiane, e ka marrë mbështetjen e shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare si dhe në ato lokale. Maqedonia është vend për të gjithë qytetarët, është koncept dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Jemi përcaktuar në atë që Maqedoninë ta ndërtojmë si shtet të të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në të: të shqiptarëve, maqedonasve, turqve, serbeve, boshnjakëve, romëve dhe të bashkësive tjera”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Ai gjithashtu thotë se ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe amendamentin 5 të Republikës së Maqedonisë.

“Ligji i gjuhëve është plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe amendamentin 5 të Maqedonisë. Askush nuk është, dhe nuk mund të jetë mbi kushtetutën. Njëkohësisht, ky ligj plotësisht e garanton përdorimin përkatës së gjuhës maqedonase. Tani është koha që t’i hedhim ndarjet politike dhe konfliktet që janë në kundërshtim me vlerat tona dhe evropiane”, tha kryeministri, Zaev

Ai gjithashtu tha se po vazhdohet me reformat e premtuara për të zhvilluar shtetin në interes të qytetarëve.

“Është koha që ne politikanët, ta ndërmarrim përgjegjësinë që ua kemi premtuar qytetarëve dhe t’i përfundojmë proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë. Është koha për reformat dhe ekonominë, koha është për zhvillimin e Maqedonisë, në interes të qytetarëve”, tha Zaev.

Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Tetë skenare të mundshme rreth fatit të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button