Bilall Kasami u zgjodh kryetar i njërit fraksion të Lëvizjes Besa (VIDEO)

17.00 – Fraksioni i Bilall Kasamit në partinë Lëvizja Besa, sot në Shkup do mbajti Kongresin e tyre të parë, njofton Portalb.mk. Bilall Kasami u zgjodh kryetar, ai ishte kandidat i vetëm për të marrë udhëheqësinë me këtë fraksion. Në këtë Kongres morën pjesë 481 delegatë. Në mesin e mysafirëve ishte Arben Taravari dhe Agon Ferati nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Pas zgjedhjes Kasami tha se Kongresi ka qenë rezultat i punës trevjeçare të partisë për ngritjen e të gjitha strukturave të degëve dhe nëndegëve.

“Sot, si i ka hije një partie politike zgjodhën dhe organet e partive dhe kryetarin e saj. Lëvizja Besa do të vazhdojë edhe më fuqishëm të artikulojë zërin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të çdo qytetarët në këtë vend që një herë e përgjithmonë të mos ketë diskriminim në asnjë baze dhe gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe të kenë mundësi të barabarta për mirëqenie ekonomike dhe sociale. Lëvizja Besa do te jetë zëri i fuqishëm opozitar dhe do të bashkohemi fuqishëm për bashkimin e gjithë spektrit opozitar që shqiptarëve në Maqedoni tua rikthejmë shpresat se partia jonë do të jetë zëri i tyre në institucion” tha mes tjerash Kasami, njofton Portalb.mk.

Ai tha se “nuk ka dy parti Besa” duke iu referuar fraksionit të Afrim Gashit dhe se “është një parti ndërsa për keqkuptimet e tjera do të vendosin organet e vendit”.

Në pyetjen e Portalb.mk se si i komenton akuzat për falsifikim të emrave të anëtarëve të partisë si dhe se do ta padisin ai tha se këtë gjë ua ka lënë organeve gjyqësore.

“Kemi angazhuar avokat që merret me gjithë këto shpifje për të cilat ata duhet të përgjigjen para organeve të vendit. Kryetari nuk falsifikon sepse nuk mund ta falsifikojë vetveten. Unë jam personi i vetëm i autorizuar para organeve të drejtësisë dhe organeve tjera të vendit. Ka shumë shpifje dhe ne nuk, do të merremi me to” tha Kasami.

Ai tha se grupi parlamentar do të funksionojë si deri më tani, si një grup.

16.00 – Bilall Kasami është kandidat i vetëm për të marrë udhëheqësinë me këtë fraksion të partisë Lëvizja Besa.

14.00- Fraksioni i Bilall Kasamit në partinë Lëvizja Besa, sot në Shkup do të mbajë Kongresin e tyre të parë, njofton Portalb.mk. Pritet që Bilall Kasami të jetë kandidat i vetëm për të marrë udhëheqësinë me këtë fraksion. Në këtë Kongres marrin pjesë 481 delegatë.

Nga partitë tjera, prezent është Arben Taravari sekretari gjeneral dhe Agon Ferati, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.




 

No automatic alt text available.

Përçarjet në partinë Lëvizja Besa u zyrtarizuan kur javën e kaluar fraksioni tjetër, zgjodhi për lider partie Afrim Gashi, në Kongres të mbajtur në Tetovë me 544 delegatë të cilët ishin prezent.

Më pas, fraksioni i Gashit, në tre konferenca për shtyp këto ditë akuzoi Bilall Kasamin se ka bërë falsifikimin e dokumenteve në Gjykatë duke ndryshuar kështu, sipas tyre, në mënyrë të kundër-statutore kryetarët e degëve të partisë, për të vendosur persona të besueshëm që nuk do të kërkonin dorëheqjen e tij.

  1. Krahu i Gashit akuzon Kasamin për falsifikim dokumentesh (VIDEO)
  2. Lëvizja Besa, krahu i Gashit vazhdon të akuzojë Kasamin për falsifikim dokumentesh (VIDEO)
  3. Fraksioni i Afrim Gashit: Bilall Kasamit i doli dardha me bisht

Nga ana tjetër, në një kumtesë të shkurtër, fraksioni i Kasamit u përgjigj se nuk do të merren me, siç i quajtën, shpifjet e tilla, por se kanë angazhuar avokat që merret me këtë çështje.

Përçarjet në parti kishin filluar pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2017 dhe kulminuan kur fraksioni i Gashit e shkarkoi nga posti i kryetarit Bilall Kasamin dhe në vend të tij, si ushtrues detyre të kryetarit të partisë e vendosi deputetin e kësaj partie, Nexhbedin Karemani.

Më pas, fraksioni i Kasamit e publikoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 në të cilën thuhet se refuzohet ankesa për të bërë lider të përkohshëm partie, Nexhbedin Karemanin.

Pas kësaj reagoi fraksioni i Gashit duke thënë se kontesti për të fituar legalitetin e lëvizjes nuk ka përfunduar.

Kjo parti hapi edhe seli të reja, njëra u hap në Tetovë nga fraksioni i Gashit dhe tjetra në Shkup nga fraksioni i Kasamit.

Përçarjet në BESA ndikuan edhe në grupin parlamentar të kësaj partie, fraksioni Gashi ka dy deputetë, ndërsa fraksioni Kasami ka tre deputetë. Megjithatë, të dy grupet në opinion thonë se veprimtaria e tyre në Kuvend do të jetë e përbashkët.

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP