Krahu i Gashit akuzon Kasamin për falsifikim dokumentesh (VIDEO)

Krahu i Afrim Gashit e akuzon Bilall Kasamin për falsifikim të dokumenteve. Këtë sot e deklaroi në konferencë për shtyp, Orhan Murtezani, duke thënë se pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, ka deponuar në Gjykatën e Shkupit emra të falsifikuar për kryetar të degëve të lëvizjes BESA, me çka ka, sipas tij, dashur të krijojë shumicë fiktive në Këshillin Qendror, njofton Portalb.mk.

“Që opinioni ta ketë të qartë se çfarë falsifikimi ka bërë Kasami, sot po i publikojmë një pjesë të tyre. Më 15 nëntor 2017 ai në gjykatën e Regjistrit të Partive politike (lënda nr. 131/17) ka deponuar emrat e kryetarëve të degëve të Lëvizjes BESA, të cilët sipas Statutit të Lëvizjes BESA janë me automatizëm edhe anëtarë të Këshillit Qendror dhe në mesin e 25 emrave i ka futur së paku edhe 5 emra të falsifikuar të kryetarëve të degëve të Lëvizjes BESA. Vlen të theksohet se zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen BESA, konform Statutit, kanë filluar me miratimin e Rregullores për organizimin e kongresit, gjegjësisht më 6 janar 2018”, tha Murtezani.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe krahu i Kasamit të Lëvizjes BESA, të cilët kanë thënë se “Lëvizja Besa nuk do merret me shpifjet dhe mashtrimet e Orhan Murtezanit edhe padronëve të tij nga rrjeti i shoqatave të dyshimta me qëllime antishqiptare”.

Gjitha strukturat e Lëvizjes Besa janë të fokusuara në organizimin e Kongresit të parë të partisë dhe nuk do humbim energji me çdo shpifje që po mundohen të bëjnë poltronët e paguar që punojnë për gjithçka por jo edhe për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Për hir të informimit të opinionit publik ne duke nisur nga 6 janari i këtij viti kemi angazhuar avokat i cili veç më ka përmbyllur disa lëndë që i janë dorëzuar organeve të drejtësisë kundër personit të apostrofuar dhe atyre që e rrethojnë atë për shpifje, mashtrim dhe keqpërdorim të simboleve të Lëvizjes Besa.       Ne e kuptojmë sikletin në të cilin ndodhen ata pasi që nuk dinë se si t’ja sqarojnë opinionit se janë duke formuar parti të re politike dhe mundohen që sa më shumë të dëmtojnë Lëvizjen Besa. Opinioni i njeh shumë mirë se kush janë dhe çka përfaqësojnë këta njerëz, dhe këtë më së miri e dëshmon edhe paraqitja publike e të ashtuquajturit kryetar të tyre i cili sipas modelit të profesorit të vet Gjorgje Ivanov është skandal në vete”, thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button