Koxias: Bisedimet në Davos do të tregojnë se në çfarë drejtimi po lëvizim
Bisedimet në disa tema, të mërkurën në Davos do të tregojnë se në ku po lëvizim, është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtëm, Nikos Koxias në pyetje gazetareske për çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit, njofton Portalb.mk.
“Askush nuk ka bën trysni, as nuk lejojmë dikush të na bëjë trysni. Kuptohet, diplomacia greke e shfrytëzon trysnin që e ka nga pala tjetër, që të hapen perspektivat evropiane”, deklaroi Koxias pas mbarimit të Këshillit për çështje të jashtme të BE-së në Bruksel.
Ai shtoi se “bisedimet për emrin, që po udhëhiqen mes dy vendeve, janë lehtësuar me faktin që evropianët dhe amerikanët kanë kuptuar se nuk duhet të përzihen”.
Koxias gjithashtu ka deklaruar se “Athina zyrtare nuk do të lejojë që shteti të integrohet në NATO, nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme dhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit”. Sipas tij, “në të kaluarën nuk është vendosur veto, por është nevojitur konsensus për zgjerim të Aleancës Veriatlantike”.
Për protestat në Selanik, Koxias ka thënë se “ajo është e derjetë qytetarëve dhe se ata nuk ndikojnë në bisedimet për emrin”.
- LEXO: Maqedoni – Greqi, pritshmëri të mëdha nga takimi Zaev – Cipras
- LEXO: 68 për qind e grekëve janë kundër termit “Maqedoni” për çështjen e emrit
- LEXO: Qeveria synon të përfshijë opozitën në procesin e emrit
- LEXO: Çështja e emrit Maqedoni – Greqi, Dimitrov: do të formohen grupe punuese për negocim
- LEXO: “Katimerini”: çështja maqedonase është larg diplomacisë
Ndryshe, mediat më të mëdha greke kanë shkruar për takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Cipras i cili më 24 janar i cili duhet të mbahet në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos dhe vërtetojnë se bisedimet për zgjidhjen e emrit do të zhvillohet edhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic.
Mediat greke raportojnë se në takimin në Davos, Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për përparimin e pengesave ndërmjet shteteve dhe parashikojë se do të bisedojnë për zgjidhje konkrete edhe pse që të dyja shtetet janë të kujdesshëm me këtë lloj formulimi, por optimizëm ka nga të dyja anët.
- LEXO: Kontesti Maqedoni – Greqi, optimizëm në të dyja vendet, por edhe linja të kuqe
- LEXO: Janari intensifikon takimet mes Athinës dhe Shkupit
- LEXO: SYRIZA: Emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm
- LEXO: Televizioni grek “Alfa”: për shkak të Aleksandrit të Madh, Zaev dallon nga Gruevski
A do të reflektojnë protestat në bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit?