Luftimi i ndotjes së ajrit në Shkup, çdo familje do të harxhojë nga 50 denarë në ditë

Rreth 380 milion euro apo rreth 50 denarë në ditë do të duhet të ndajnë shkupjanët dhe Qyteti i Shkupit që të ulet niveli i ndotjes së ajrit deri më vitin 2025. Kështu vlerësuan sot ekspertët e kësaj fushe në prezantimin e hulumtimit dhe masave për parandalim të ndotjes së ajrit që u mbajt sot në Shtip, njofton Portalb.mk.

“Propozojmë tre masa që kanë të bëjnë me izolimin e shtëpive, riparim të kaloriferëve dhe kyçje në sistemin e ngrohjes qendrore. Kjo, sipas disa përllogaritjeve do të kushtojë rreth 380 milion euro, ose mesatarisht 50 denarë në ditë për çdo familje gjatë periudhës kohore 2017 – 2025”, vlerësoi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Aleksandar Dedinec.

Dedinec vlerësoi se nëse qytetarët e Shkupit punojnë në drejtim të izolimit të shtëpive dhe ndërrimit të mënyrës së ngrohjes gjatë sezonit dimëror dhe të njëjtët kyçen në sistemin e ngrohjes qendrore, ndotja e ajrit do të ulet për 50 për qind.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli i cili tha se tashmë kanë evidentuar disa lokacione në Shkup në të cilat do të testohen masat e propozuara.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Dejan Mirakovski vlerësoi se më urgjente është të ndryshohet mënyra e ngrohjes së amvisërive, pasi që ata konsiderohen të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj.

Përndryshe, sipas aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri im) shkupjanët për 11 ditë kanë thithur ajër ku ka pasur prani të grimcave pm 10, deri në 395 mikrogram metërkub, ndërsa sipas aplikacionit të njëjtë kufiri duhet të jetë deri në 50 mikrogram metërkub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button