Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Karaxhoski refuzoi të komentojë për skandalin AKMIS

Për rastin e sistemit AKMIS për të cilin u tha se nuk ka qenë funksional si pasojë e së cilit gjykatësi lëndët e PSP-së i kanë ndarë vetë, refuzoi të komentojë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, njofton Portalb.mk.

“Unë nuk kam koment për çështjen se a do të jap përgjegjësi personale për rastin e AKMIS. Atë çfarë kam menduar ta them për këtë rast e kam thënë, tash do të pres raportin”, tha Karaxhoski.

Përndryshe, rasti i sistemit AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshirë edhe Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1, Jovo Vangellovski, tani më edhe oficialisht i dyshuar për kryerjen e veprave penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe publikim i sekretit zyrtar. Prokuroria Speciale bastisi banesën e Pançevskit ku konfiskoi kompjuterin prej të cilit mendohet se ai ka udhëhequr me sistemin paralel të AKMIS-it.

Për këtë Ministria e Drejtësisë kreu revizion të sistemit AKMIS për shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit dhe njoftoi se është përpiluar procesverbali për të. Më 17 tetor nga MD-ja njoftuan se këto ditë ministri i Drejtësisë Bilen Saliji do ta thërrasë grupin e punës në brifing, ndërsa pastaj Ministria do të hartojë raport që do të prezantohet para opinionit. Kontrollimi i sistemit AKMIS pason pasi në raportin e Rajnhard Pribe ishte vlerësuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi, si cili i sistem i automatizon dhe ndjek lëndët nga hapja fillestare e lëndës përmes shpërndarjes së tij, qoftë nga ajo penale, kundërvajtëse dhe qytetare.

Ndryshe, para disa ditëve kryetari i Gjykatës Supreme ka thënë se po bëjnë kontroll të vazhdueshëm të sistemit AKMIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP